Reperi i njohur, Gold AG ka reaguar pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gold AG shkruan se në ditët e sotme është dëshirë e madhe për të pasur vajza, por një problem për t’iu siguruar atyre mbrojtje, sepse del një i prishur në tru dhe e këput si lule akoma pa u çelur, duke iu referuar kështu Marigona Osmanit.“Qef me pas qikë e zor me rujtë qikë, del një i prishur n’tru e n’zemër e këput si lule hala pa qelë. Edhe në fund të gjithë e shajnë laperin e vrasësin. Por për fat të keq Islamin e muslimanin. Ma shumë ju pengon namazi në rrugë se droga në shtëpi e shkolla”, shkruan reperi.