• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 17 VJEÇARES NË LAPRAKË/ Detajet: Gjithçka ndodhi për një…SHUPLAKË
Home
Breaking News

VRASJA E 17 VJEÇARES NË LAPRAKË/ Detajet: Gjithçka ndodhi për një…SHUPLAKË

27 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kjo është makina ku u qëllua për vdekje Griselda Gjikolaj 17 vjeç dhe ku mbeti i plagosur i dashuri i saj 23-vjeçari Erion Bengo.

Atentati ndaj tyre ndodhi pasditen e së mërkurës në Laprakë në kohën kur çifti i të rinjve kanë lënë ambientet e një lokali.

Pasi kanë hipur në mjetin tip Benz janë qëlluar 5 herë me pistoletë nga një person.

Policia thotë se vrasësi është një 19 – vjeçar, i shpallur tashmë në kërkim. Hetimet kanë zbuluar se 10 ditë më parë ai ishte konfliktuar me Erion Bengon për shkak se kishte ngacmuar 17 – vjeçaren dhe Bendo e kishte qëlluar me shuplakë.

Mbrëmjen e së mërkures, autori, i shoqëruar nga një person tjetër, i ka mbajtur nën vëzhgim dy të rinjtë. Bashkëpunëtori i tij mësohet se nuk ka qëlluar me armë, por ka dyshime se e ka ndihmuar vrasësin për t’u larguar.

Sipas policisë, objektiv i atentatit ka qenë 23 – vjeçari Bengo që mbeti i plagosur bashkë me të dashurën e tij. Edhe pse i qëlluar me plumba në qafë e në shpatull, Bendo ka mundur ta transportojë vetë të dashurën e tij në spital, ku ajo humbi jetën. Vetë Bendo është jashtë rrezikut për jetën.

Ekspertët kriminalistë kanë shkuar edhe paraditen e së enjtes në vendin e ngjarjes për të rindërtuar edhe njëherë skenën e krimit dhe për të mbledhur prova të tjera e që mund t’i shërbejnë hetimit.

Tv Klan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO E JANARIT/ Juventusi shumë pranë akordit për yllin uellsian
Previous article MAKINA BIE NGA URA/ Vdesin tre turistë britanikë, njëri fëmijë

F.autor

Postime të ngjashme

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj? Aktualitet

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen! Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët Aktualitet

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT