• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASËSIT E “PAMËSHIRSHËM” NË SHQIPËRI/ Artan Hoxha flet për “fantazmën” që ekzekuton me të majtën: Nuk le prova. Lala: Kam foton e…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASËSIT E “PAMËSHIRSHËM” NË SHQIPËRI/ Artan Hoxha flet për “fantazmën” që ekzekuton me të majtën: Nuk le prova. Lala: Kam foton e…

15 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në emisionin “Opinion” është diskutuar mbi personat e rrezikshëm në vendin tonë. Ndër të ftuarit, për të folur për këtë çështje ishin dy gazetarët, Artan Hoxha dhe Klodiana Lala.

Hoxha është ndalur në veçanti te Ibrahim Lici, të cilin e cilësoi me nofkën “fantazma”. Ai tregoi se Lici qëllon me të majtën dhe kjo është një ndër arsyet që ai nuk lë prova materiale, edhe pse dyshohet si i përfshirë në disa atentate.

“Gjëja që thashë që në fillim është se asnjë nga këta nuk është në nivelin e bosit akoma, edhe pse janë rritur shumë në hierarki, nuk janë në nivelin e bosit. Edhe pse janë në rrugë e sipër. Ata janë qitës direkt dhe kanë dhënë prova, prandaj janë kaq të rrezikshëm, sepse mund ta bëjnë vetë një krim. E treta, në hierarki, sipas të dhënave që ka në skedarët e vet policia jonë dhe sipas të dhënave që ka Interpoli për aktivitetin jashtë shtetit, Jani Aliaj dhe Laert Haxhiu, nuk jam i sigurt për Talo Çelën, dyshohet, kanë kryer vrasje me pagesë. Ibrahim Lici nuk ka kryer vrasje me pagesë. Edhe pse është më i rrezikshmi nga të gjithë këta. Njihet me nofkën “Fantazma”. Qëllon me të majtën. Kujto ngjarjen e Boran Bërcanës dhe Silvi Ndocit, ku është dyshuar dhe aty autori është qitës me të majtën dhe nuk është provuar. Të gjitha ngjarjet, këta janë vrarë më 15 Korrik 2018. Po atë vit në Shtator u vra Arjan Ferracaku, po atë vit në Nëntor u vra Fatos Ferracaku. Nuk është provuar dhe prandaj ekziston me këtë nofkë. Ibrahim Lici nuk është arrestuar, është tentuar të arrestohet. Është shoqëruar, madje ka shkuar vetë për të treguar që nuk ka qenë i përfshirë. Ai deri tani nuk është i dënuar. Vrasja e dy vëllezërve Bilali, ai ishte i dyshuari kryesor, por nuk ka dënim”,- tha Hoxha.

Nga ana tjetër, gazetarja Lala foli për snajperistin e rrezikshëm shqptar që dyshohet për atentatin ndaj Ardian Çapajt dhe Kastriot Reçit. Gazetarja tha se disponon foto të tij, por nuk e publikon pasi nuk ka akuzë.

“Aktualisht unë kam foton e snajperistit më të rrezikshëm shqiptar që dyshohet për atentatin ndaj Ardian Çapjajt dhe të Kastriot Reçit. Ai është në Kosovë tani, e kemi identifikuar vetëm prej tatuazhit që ka. Nuk e publikojmë foton sepse nuk ka akuzë zyrtare ndaj tij prandaj nuk e themi as emrin”, tha Lala.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QËLLOHET ME BRESHËRI PLUMBASH MOBILERIA NË NIKËL/ Detajet e para nga ngjarja (EMRI)
Previous article ÇFARË PO NDODH NË KUFIRIN KOSOVË-SERBI? Raportohet për të shtëna me armë zjarri

s.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Edhe sot vala sahariane do godasë vendin! Temperatura deri në 41 gradë, ja qarqet më të nxehta Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Edhe sot vala sahariane do godasë vendin! Temperatura deri në 41 gradë, ja qarqet më të nxehta

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT