• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASËS “IMPORTI”/ Rastet kur në Shqipëri u kontraktuan ekzekutorë të huaj
Home
Breaking News

VRASËS “IMPORTI”/ Rastet kur në Shqipëri u kontraktuan ekzekutorë të huaj

27 April, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Masakra e trefishtë që ndodhi në kryeqytet pasditen e 27 majit në vitin 2015, nxori për herë të parë në pah se bandat kriminale në vend kanë arritur nivele të tilla që mund të paguajnë edhe vrasës të huaj për të ekzekutuar përfaqësues rivalë të bandave shqiptare.

Në ditën që Tirana ishte e blinduar nga masat e policisë për vizitën e presidentit serb, në krahun tjetër të bulevardit, në afërsi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Salvatore Letizia e Besnik Sulku sulmuan me armë automjetin që lëvizte Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj. Të shtënat ishin fatale për viktimat, por edhe për ideatorin e atentatit Sulku, i cili u qëllua për vdekje nga nipërit e viktimave.

Veç ngjarjes së rëndë që kishte si motiv hakmarrjen, ajo që bëri përshtypje ishte italiani Letizzia, i cili u arrestua pak minuta më pas. Sipas mediave italiane, Letizia përshkruhej si një vrasës gjakftohtë, ndërsa ishte pjesë e klaneve të Camorras duke u bërë i pari vrasës që kontraktohej në eliminimin e shqiptarëve.

Por emri i Letizzias, i cili u dënua me burgim të përjetshëm shumë shpejt u zëvendësua nga një tjetër vrasës me pagesë kësaj herë ish-pjesë e Forcave Speciale Greke. Efthimio Efthimiu u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit 2018 pak larg nga banesa e tij në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Veç vrasjes së Kasmit u dyshua se dy vite më parë ish-pjesëtari i Forcave Special qëlloi me snajper dhe ndaj Nelgert Patës. Për ngjarjen në rrugën e Kavajës 34-vjeçari shpëtoi, por u vra pak kohë më pas në afërsi të qytetit të Fierit ngjarje e cila vijon të jetë pa autor.

Veç Italisë e Greqisë, të cilat kanë importuar vrasës me pagesë tashmë në listë janë dhe Britania e madhe apo dhe Portugalia. Ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj nxori në dritë se 5 britanikë mes tyre një shqiptar me pasaportë angleze dhe një portugez eliminuan një shqiptar sërish për motive gjakmarrjeje. (A2)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELBASAN/ Rama sulmon Berishën e Metën: Njëri non-grata, tjetri ‘Likja i Floririt’! Boçi, ‘Luluçi’ që gënjen...
Previous article FANSI TENTON TË TËRHEQ ELVANËN NGA SKENA/ Ja si reagoi këngëtarja!

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT