• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I vranë djalin 7 vite më parë/ Nëna e volejbollistit: Plaga jonë rrjedh gjak përditë, dua DREJTËSI!
Home
Sociale

I vranë djalin 7 vite më parë/ Nëna e volejbollistit: Plaga jonë rrjedh gjak përditë, dua DREJTËSI!

10 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Reforma në drejtësi me kumbarë ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin është shpresë edhe për shumë familje shqiptare që thonë se nuk kanë gjetur të drejtën në dyert e drejtësisë.
Prej tyre është edhe familja e Juxhin Guzës, volejbollistit 24 vjeçar të vrarë 7 vjet më parë në Durrës pas një grabitje. Prej asaj ditë, e ëma vijon të klithë për atë që e quan vrasje të trefishtë. 13 shtatori i vitit 2011 është nata kur në familjen e Juxhin Guzës, volejbollistit 24 vjeçar të Durrëit, trokiti tragjedia.

Persona që edhe pas 7 vjetësh nuk u dihet nami e nishani, e sulmuan për ta grabitur Juxhinin në derën e pallatit ku jetonte. Pak pas sulmit humbi jetën në spitalin e qytetit.

“Plaga jonë është shumë e madhe, ajo rrjedh gjak përditë”, thote ajo.

Familja Guza është larguar vetëm fizikisht nga banesa ku humbi djalin, por shpirtërisht nëna e tij Irma nuk rresht së kërkuari drejtësi, për atë që e quan një vrasje të trefishtë.
Nëna: Kriminelët ordinerë që qëlluan mbi Xhinon për një vjedhje ordinere. Vrasja e dytë është nga mjekët e spitalit, ndërsa vrasja e tretë vjen nga drejtësia.

Irma nuk ua di as fytyrat as emrat autorëve të vrasjes. Hetimi i prokurorisë së Durrësit nuk arriti ti identifikojë. Të vetmit që u përballën me drejtësinë ishin dy mjekë që u akuzuan për mjekim të pakujdesshëm.

Ata u dënuan me një vit burg dhe një vit heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit, siç tregon edhe ky vendim i Gjykatës së Durrësit, por për familjen Guza, drejtësia nuk është vënë ende në vend.

“Unë nuk do të rresht që përgjegjësit kryesor të marrin atë që meritojnë”, thote ajo.

Familja e Juxhin Guzës ashtu si edhe shumë familje të tjera shqiptare që ndjehen të ndëshkuara nga drejtësia e munguar i kanë varur shpresat tek dy ambasadorët Lu e Vlahutin, të lidhur ngushtësisht me reformën në drejtësi.

Juxhin Guza vlerësohej si talent i volejbollit shqiptar dhe emri i tij është përjetësuar në qytetin e Durrësit në një rrugë në Lagjen 5 të qytetit bregdetar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Alarm në PSG: Cavani nuk luan kundër Toulouse, pak ditë nga ndeshja me Madridin
Previous article Legjendari i portës: Buffon s’ka për ta thyer kurrë rekordin tim!

F.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT