• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRANË DHE GROPOSËN SHOKUN PËR 7 MIJË EUROT/ Rrëfimi në gjyq: Telefonata dhe KURTHI që i ngritëm, i thamë…
Home
Breaking News

VRANË DHE GROPOSËN SHOKUN PËR 7 MIJË EUROT/ Rrëfimi në gjyq: Telefonata dhe KURTHI që i ngritëm, i thamë…

19 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I arrestuari i vetëm si përgjegjës për vrasjen e Elion Hysajt ka dalë dje para Gjykatës së Krujës, ndërsa autori kryesor vazhdon ende të jetë në kërkim.

hysaj

Hysni Ramaj ka pranuar se ka bashkëpunuar me shokun e tij A.T për vrasjen e 34-vjeçarit nga Laçi, për shkak të një borxhi të pakthyer. I riu i arrestuar nuk ka kërkuar mëshirë, por ka shprehur pendesë për atë që ka bërë. Pavarësisht kësaj, Gjykata caktoi masën “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve për të riun nga Fushë-Kruja.

“Jam thellësisht i penduar për veprimin që në fund i mori jetën Elionit. Kam gabuar dhe për këtë do të mbaj përgjegjësi, por nuk e kam qëlluar unë”, është shprehur 31-vjeçari Ramaj nga Nikla e Fushë-Krujës.

Sipas tij, zanafilla e konfliktit mes tyre ka qenë një borxh prej 7 mijë eurosh që ata i kishin Elion Hysajt. Konflikti mes tre shokëve ka nisur në fillim të muajit korrik, pasi Hysaj iu kishte kërkuar me ngulm kthimin e borxhit.

“Ne ishim shokë të ngushtë me Elionin. Para ca kohësh i kishim marrë një shumë parash borxh pasi na duheshin për të ngritur një biznes. Ai na dha diku te shtatë mijë euro. Çdo gjë shkonte shumë mirë, pasi nuk është se na kishte lënë një afat për të kthyer borxhin. Në këto kushte na kapi të papërgatitur, pasi na e kërkoi kthimin e borxhit në një moment që ne ishim shumë hollë. Nuk kishim para, ca t’i jepnim?!”, ka deklaruar Ramaj, i arrestuar tashmë për vrasjen e 34- vjecarit.

Sipas tij, ata ishin takuar në Laç, të tre, pak ditë parë ngjarjes së ndodhur më 5 korrik. Në takimin mes tyre të zhvilluar në Laç, ata debatuan ashpër dhe lëshuan kërcënime dhe ofendime kundrejt njëri-tjetrit. “Para ca ditësh më mori në telefon dhe na kërkoi një takim. Shkuam në Laç e takuam. Na tha se donte që t’i kthenim lekët. I thamë se nuk kemi lekë për momentin, por nuk e mohojmë borxhin dhe nuk t’i mban njëri lekët. Na lër pak kohë derisa t’i gjejmë dhe të t’i kthejmë. Mirëpo ai ishte shumë i prerë.

“Nuk më intereson se ku do t’i gjeni, mua më duhen me patjetër”. Jo kemi, jo s’kemi. Jo i jepni, jo s’i jepni. Këtu nisi edhe konflikti. Ai na kërcënoi dhe ofendoi. Situata doli jashtë kontrollit. Ndërhynë disa persona të tjerë dhe me zor na ndanë. Ikëm. U larguam nga Laçi në mënyrë shumë të shëmtuar. Shumë të zhgënjyer. Nuk na e priste mendja se do të na kërcënonte dhe, pikërisht në shtëpinë e tij (Laç). Këtë e morëm si ofendim shumë të madh. Kur u larguam, i thamë njëri-tjetrit se nuk duhet ta lëmë me kaq”, ka pohuar Ramaj.

Pak ditë pas kësaj, Ramaj bashkë me A.T i kanë telefonuar Elion Hysajt duke i thënë se donin ta takonin për t’i kthyer paratë e marra borxh, duke i ngritur kështu një kurth. Pasi e qëlluan në kokë me pistoletë, trupin e 34- vjeçarit e groposën pranë varrezave në Nikël. Zbulimi i ngjarjes erdhi pas denoncimit të bërë nga prindërit e Elion Hysajt më 6 korrik. Vetë Hysaj, në fakt, ishte person i shpallur në kërkim nga Policia për vrasje të kryer në bashkëpunim, të ndodhur tre vite më parë në Sarandë, ku i vdekur mbeti Edmond Theodhori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI I KLSH PËR 2017/ Leskaj: 825 milionë euro dëmi i shkaktuar shtetit. Zgjidhja e vetme është për...
Previous article Blerina Bombaj bëri komentin e pavend për vajzën mbipeshë, fansat e MASAKROJNË: Të diskriminosh...

F.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT