• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRANË 21 VJEÇAREN/ Greku AKUZON shokun SHQIPTAR: Eleni i tha se unë bëja seks më mirë, ai e goditi me hekur…
Home
Sociale

VRANË 21 VJEÇAREN/ Greku AKUZON shokun SHQIPTAR: Eleni i tha se unë bëja seks më mirë, ai e goditi me hekur…

10 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

21-vjeçari grek Manolis Koukouras akuzon shokun e tij shqiptar Aleksandër Luca për dhunimin që i shkaktoi vdekjen studentes Eleni Tofaloudis.
Mediat greke kanë publikuar dëshminë dhënë para hetuesve, i cili thotë se 20-vjeçari Aleksandër Luca u revoltua nga një fjalë e thënë prej studentes. Ai pohoi se ishte pikërisht shqiptari që goditi me hekur në kokë Elenin dhe vendosi që ta hidhnin në det. Kjo dëshmi e tij bie në kontradiktë me atë të Alekandër Lucës, i cili ishte i pari që pranoi përfshirjen në krim, por akuzoi shokun e tij si autor kryesor.

Sipas 21-vjeçarit grek, Aleksandri u acarua kur studentja i tha se “seksi me shokun e tij ishte më i mirë”. Referuar dëshmisë së grekut, 20-vjeçari shqiptar e kapi nga qafa Elenin, e uli poshtë dhe e goditi me hekur në fytyrë.

“Eleni mbeti pa lëvizur dhe nuk reagonte. Në një moment unë e tërhoqa dhe e pyetja çfarë ndodhi. Më tha “mirë t’i bëhet, nuk mund të më thotë që me mua nuk kaloi mirë”, tregoi ai.

21-vjeçari pretendon se i kërkoi shokut të tij shqiptar që të njoftonin ambulancën, por ai refuzoi. Madje akuzon Aleksandrin se ishte pikërisht personi që vendosi ta hidhnin në det 21-vjeçaren Eleni Tofaloudis kur mendonin se ajo kishte vdekur, por që në fakt ishte ende gjallë. Që nga momenti që u arrestua, 21-vjeçari grek nuk kishte pranuar asnjë akuzë, dhe këtë e justifikon me faktin se gjatë kësaj kohe ka qenë në gjendje shoku dhe i frikësuar.

Nga ana tjetër, Aleksandër Luca pranoi që në fillim përfshirjen në ngjarjen makabre, por deklaroi se çdo gjë ndodhi nga shoku i tij grek, për të cilin tha se e goditi me hekur dhe i lidhi këmbët për ta hedhur në det.

Dy të dyshuarit dhe studentja greke kanë qenë së bashku në shtëpi. Policia greke thotë se ngjarja ndodhi pasi vajza refuzoi të kryente marrëdhënie me të dy. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi faktin se Eleni vdiq nga mbytja, që do të thotë se ajo u hodh në det kur ishte gjallë.

Njëkohësisht, 21-vjeçarja ishte dhunuar barbarisht dhe përdhunuar. Megjithatë, mjekët thanë se vajza do të ishte ende gjallë nëse do të ishte dërguar në spital. Ngjarja ka ndodhur më 27 Nëntor në ishullin e Rodosit në Greqi, ndërsa trupi i pajetë i studentes u gjet të nesërmen në shkëmbinj. Gjykata greke i ka lënë në burg pa afat dy të dyshuarit deri në përfundim të hetimeve. Puna e autoriteteve greke bëhet më e vështirë në këtë pikë, pasi dy autorët e dyshuar kanë dhënë versione të kundërta të ngjarjes, duke akuzuar njëri-tjetrin. /klan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Kur vajza e themeluesit të PD hedh poshtë partinë e saj
Previous article DEKLARATA BEFASUESE/ Klopp: Ja si mu duk reagimi i Sterling pas ABUZIMIT RACIST

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

U PËRFSHI NGA FLAKËT/ Shkrumbohet “Toyota Auris në Gjirokastër Aktualitet

U PËRFSHI NGA FLAKËT/ Shkrumbohet “Toyota Auris në Gjirokastër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT