Maqedonia sot votoi ndryshimet Kushtetuese që kaluan me 81 vota në Kuvend. Nga sot zyrtarisht do të njihet si “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Votimi i ndryshimeve kushtetuese nuk kaloi pa zhurmë. Para Kuvendit qindra qytetarë kanë dalë të protestojnë kundër emrit të ri të Maqedonisë.
Ditën e nesërme, kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar një fjalim para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.