Drejtori i Komunikimit me Median në Kryeministri, Endri Fuga ka votuar disa orë më parë në zgjedhjet vendore të ditës së sotme.
‘Krahu i djathtë’ i kryeministrit Edi Rama ka hedhur votën për Tiranën dhe në një postim në Twitter ka publikuar foton e gishtit me bojën e votimit.
‘Unë Votova dhe ishte super Voto edhe Ti per Shqiperine’, shkruan Fuga.
Ndërkohë votimet do të vazhdojnë deri në orën 19:00, ndërsa kujtojmë se përgjithësisht kanë qenë të qeta, përveç dy apo tre rasteve kur është shoqëruar me tensione.



