• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VOTIMI I REZOLUTËS/ Kryemadhi: Rama i futi “thikën pas shpine” Shqipërisë me votën kundër
Home
Shqipëri

VOTIMI I REZOLUTËS/ Kryemadhi: Rama i futi “thikën pas shpine” Shqipërisë me votën kundër

21 December, 2017 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi komentoi votën kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit në Kombet e Bashkuara, propozim ky i presidentit Donald Trump.

Kryemadhi shtoi se kryeministri votoi kundër dëshirës së SHBA-së duke i futur kështu thikë pas shpine, një partneri strategjik.

“Me ambasadorin Donald Lu, ka qenë një takim ku kemi folur për vizitën time që kam zhvilluar në SHBA. I kam thënë, Edi Rama nuk ka për ta lejuar që ti të zhvillosh reformën në drejtësi, ai ka përdorur politikën për të bllokuar reformën.

Ilir Meta e ka bërë tre herë kryetar bashkie, dhe e bëri edhe kryeministër, ai të fut thikën pas shpine. Edhe sot, është i lumtur që ia ka bërë Amerikës, vota e sotme kundër njohjes së Izraelit, e Edi Ramës, është thika që Edi Rama i ka bërë Amerikës”, tha Kryemadhi në “Të paekspozuarit”.

STATUSI

“Asnjë marrëdhënie dhe asnjë raport i Shqipërisë nuk mund të krahasohet me atë me Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat kanë shënjuar momentet më kritike në historinë e popullit tonë dhe ku përjetësisht Amerika ka qenë në anën e Shqipërisë.

E tillë ka qenë Amerika që në kohën kur mbrojti integritetin e kufijve të Shqipërisë, kur mbështeti shembjen e komunizmit, kur nxori Shqipërinë nga kriza e tmerrshme e vitit 97, kur ishte SHBA që anëtarësuan Shqipërinë në NATO, kur ishte SHBA pashaporta e Shqipërisë edhe për Integrimin Europian dhe kur SHBA udhëhoqi një nga arritjet më madhore në historinë e të gjithë Shqiptarëve kudo që ndodhen, duke i dhënë pavarësinë Kosovës e duke e shpëtuar nga kthetrat e genocidit Serb.

Ndaj vendimi për Amerikën s’ka për të qenë kurrë vendimi i një qeverie por përgjegjësi e mbarë shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Pasi kjo maredhenie është një realitet dhe një trashëgimi e pacmueshme.

Trajtimi i votimit në OKB për Jerusalemin duhet të ishte pa as më të voglin diskutim një vendim i të gjithë shqiptarëve dhe ashtu sikur se kemi ndarë shqetësimet tona më madhore duhet ta ndanim edhe këtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të kishim patjetër edhe mendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një vendim vetëm i Ramës është thjesht dhe vetëm krijimi i një paqartësie të madhe, krijim i raportit të dyshimtë dhe ushtrim i njëanshëm i një përgjegjësie, që nuk është ase Kryeministrit dhe e asnjë ministri pasi marrëdhënia me Amerikën do të jetë madhore,strategjike dhe e patjetërsueshme cilido qoftë kryeministri, ministri apo pushtetari i radhës.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Ndihesha në siklet, dhe s'kisha kujt t'i thoja", gruaja rrëfen historinë me burrin 9 vite më të vogël
Previous article Për herë të parë sistemi VAR do të përdoret në ndeshjet e Kupës

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT