• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VOTIMI PËR KLGJ/ Gjonaj mesazh gjyqtarëve: Votoni me përgjegjshmëri, zgjidhni më të mirët
Home
Aktualitet
Drejtësi

VOTIMI PËR KLGJ/ Gjonaj mesazh gjyqtarëve: Votoni me përgjegjshmëri, zgjidhni më të mirët

12 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Një ditë më parë mori jetë institucioni i parë i drejtësisë së reformuar në Shqipëri, KLP-ja ndërsa sot, siç iu drejtua ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjyqtarëve shqiptarë, iu takon atyre të japin të njëjtin shembull demokracie dhe vetëorganizimi si prokurorët dhe të zgjedhin të njëjtën linjë për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre për të ngritur Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Gjatë mbledhjes së gjyqtarëve që pritet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për në KLGJ, Gjonaj u shpreh se rruga e reformimit të sistemit të drejtësisë ka qene e vështirë dhe se për të arritur në këtë ditë janë përballuar shumë vështirësi dhe kundërshtime. Ajo tha më tej se pikërisht falë ndihmës së shumicës prej gjyqtarëve u arrit të hapej një faqe e re për sistemin e drejtësisë, duke e bërë atë të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm.

“Duke reflektuar mbi problematikat dhe mangësitë e vërejtur të deritanishme të KLD-së me ndryshimet kushtetuese dhe legjislacionin e ri të reformës në drejtësi, kemi ndërtuar kuadrin e nevojshëm ligjor që Këshilli i Lartë Gjyqësor të garantojë pavarësinë, atë pavarësi reale të gjyqësorit, mbrojtjen e të drejtave të gjyqtarëve, qëndrueshmërinë dhe promovimin e tyre në karrierë dhe njëherësh të vendosë standardet e duhura në llogaridhënie dhe përgjegjshmërinë e gjyqtarëve në ushtrimin e detyrës, në respektim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve.”

Gjonaj tha se me ngritjen e KLGJ-së dhe zbatimin e reformës në drejtësi sistemi i drejtësisë do mishërojë integritet, profesionalizm, meritokraci dhe përgjegjshmëri, duke i shërbyer më shumë se kurrë qytetarëve. Ajo u shpreh më tej me ngritjen e këtyre institucioneve reforma në drejtësi vazhdon në një stad tjetër.

Duke nisur nga janari, Gjonaj deklaroi se për prokurorët e gjyqtarët do ketë dyfishim pagash, ndërsa KLP dhe KLGJ-ja do t’i kryejnë funksionet e tyre në një godinë të posaçme.

Duke filluar nga muaji tjetër, hyn në fuqi sistemi i ri i pagave dhe trajtimit financiar për gjyqtarët dhe prokurorët, duke sjellë të paktën dyfishimin e pagave tuaja si dhe duke rritur garancitë dhe përfitimet e tjera financiare. Gjithashtu, ju bëj me dije se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka tashmë në dispozicionin edhe godinën e re ku do të nisin ushtrimin e funksioneve të tyre. Pikërisht sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të orës 11:00 miratohet vendimi lidhur me godinën e re ku këto dy institucione sëbashku me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë do të ushtrojnë funksionin e tyre.

Etilda Gjonaj, Ministrja e Drejtësisë

Pasi falenderoi përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së për ndihmën dhe përkushtimin, por edhe kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, Gjonaj dha edhe një mesazh për gjyqtarët, që të tregojnë maturinë dhe përgjegjshmërinë e duhur për një proces transparent e të përgjegjshëm për të zgjedhur më të mirët mes tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK I NDAHET PROTESTËS/ Sali Lushaj sërish "me studentët". Fotografohet me...
Previous article E PAIMAGJINUESHME/ UEFA planifikon ta luajë Championsin në fundjavë, Gjermania është...

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT