Partia Socialiste jep dakordësinë e saj që në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës votimi elektronik të aplikohet në qarqet Durrës dhe Elbasan, sikundër propozon Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
Por në anën tjetër socialistët propozojnë që votimi elektronik të aplikohet edhe në Qarkun e Tiranës.
Në një shkresë drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, PS shprehet se shprehim dakortësinë tonë që votimi elektronik të shtrihet në qarkun e Elbasanit dhe Durrësit.
Në vijim, socialistët kërkojnë që votimi elektronik të shtrihet dhe në Qarkun e Tiranës, për arsyet si më poshtë:
“Tirana, si qarku më i madh në Shqipëri prodhon një numër të konsiderueshëm mandatesh (37 mandate në listat shumëemërore të hapura). Nisur nga ky fakt, fleta e votimit do të administrohej me vështirësi nga votusit dhe do të krijonte pengesa objektive, duke krijuar konfuzion në procesin e votimit.


