• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vota kundër SHBA, Çollaku: Ja pasojat që do ketë Shqipëria
Home
Shqipëri

Vota kundër SHBA, Çollaku: Ja pasojat që do ketë Shqipëria

21 December, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Qëndrim të turpshëm dhe pazar e ka cilësuar ish-zv/ambasadori shqiptar në SHBA, Kreshnik Çollaku, votën e Shqipërisë kundër Uashingtonit në OKB, për të njohur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit, qëndrim i cili sipas tij ka qenë njësoj si Rusia dhe Kina. Shefi i departamentit për politikën e jashtme në PD, tha në një lidhje telefonike për Report Tv se Tirana zyrtare duhet të ishte renditur përkrah aleatit strategjik, pasi një qëndrim i tillë do ketë pasoja për politikën e jashtme por edhe faktorin shqiptar në rajon.

“Qëndrim i turpshëm. Për herë të parë pas 27 vitesh Tirana rreshtohet kundër SHBA, një veprim sharlatanesk dhe mosmirënjohje kombëtare ndaj SHBA-së, çliruesve të gjysmës së kombit shqiptar. Kjo nuk është një votë që do kalojë lehtë, është një votë që do sjellë komplikime në politikën ndërkombëtare. Shqipëria sot po sillet me SHBA njësoj si Shqipëria e Enver Hoxhës. Trump ka paralajmëruar se do monitorojë vendet që do votojnë kundër dhe rishikojnë marrëdhëniet me vendet që dalin kundër atij vendimi, do ndërpresin ndihmat financiare, programet e financimeve. Ambasadorja e SHBA në OKB ka deklaruar se bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare. Kur partneri strategjik thotë se jam përkrah teje, këta shkojnë pas interesave dhe pazareve të disa sekserëve rajonalë dhe ndërkombëtarë. Shqipëria sot është rreshtuar përkrah Rusisë, Kinës, në krah të vendeve që s’kanë asnjë lidhje dhe demonstrojnë politikën anti-SHBA”, u shpreh Çollaku.

Duke komentuar deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme se Shqipëria votoi sipas linjës së BE, Çollaku tha se ky është një qëndrim frikacak. “Deklarata e MEPJ është një deklaratë frikacakësh, fshihet pas qëndrimit të BE. Njësoj si Shqipëria kundër SHBA, kanë votuar Rusia, Kina dhe vendet e tjera të cilat janë kundër politikës amerikane”, tha ish-zv/ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Kreshnik Çollaku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rama i LSI-së kundërshton Ramën e mazhorancës: Duhet të pyesje Metën
Previous article VOTIMI KUNDËR SHBA/ Ish-ministrja Gjosha: Askush nuk u konsultua me Kuvendin për vendimin

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT