• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VOTA E EMIGRANTËVE NË 2021/ Damian Gjiknuri: Ja si do të zgjidhet
Home
Politikë

VOTA E EMIGRANTËVE NË 2021/ Damian Gjiknuri: Ja si do të zgjidhet

1 June, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Dy ditët e fundit ka nisur një ofensivë e vërtetë në rrjete sociale dhe media online duke cekur ҫështjen e votës së emigrantëve. Ky “lum” i sertë, i derdhur në rrjet këto 48 orë, ka një rezultante dhe në thelb sulmon fort qeverinë e Edi Ramës. Zëra pranë opozitës që kryesisht jetojnë jashtë Shqipërisë, kanë akuzuar qeverinë se po lë emigrantët pa votuar. Problemi i votës së emigrantëve ka qenë një premtim elektoral i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013, por gjatë mandatit të parë nuk u arrit të prekej Kodi Zgjedhor për këtë ҫështje, si pasojë edhe e ҫadrës së ngritur nga PD-ja që kërkoi rrëzimin e qeverisë Rama, por që më pas nga pakti i 17 majit arriti të marrë disa ministra, si dhe drejtorin e OSHE, AlUIZNI-it etj.

Në fushatën e vitit 2017, Rama deklaroi se ҫështja e emigrantëve do të adresohet në zgjedhjet e ardhshme, pasi nuk arritëm dot që ta bëjmë kësaj here. Në vitin 2017, Rama i kërkoi opozitës që të nisin mmenjëherë të bëjnë reformën zgjedhore sipas rekomandimit të OSBE/ODIHR-it, duke adresuar edhe votën e emigrantëve. Por ka qenë opozita e cila bëri të ditur se vota e emigrantëve nuk mund të trajtohet pasi nuk ka besueshmëri tek administrate, tek ambasadat dhe posta pasi mund të manipulohet. Kështu që kjo ҫështje sërish u shty dhe këto ditë nuk është adresuar gjatë debateve që janë zhvilluar në mbledhjet e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

I pyetur për këtë ҫështje nga ana e TemA, bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi se “ne nuk jemi tërhequr për votën e emigrantëve por ja kemi kaluar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që ta zgjidhë me akte nënligjore ҫështjen e votës në distancë”. Në fakt, pak kohë më parë edhe ministri i Diasporës Pandeli Majko, kërkoi nga ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme që të krijojnë infrastrukturën praktike dhe legale për të adresuar votën e emigrantëve shqiptarë jashtë vendit.

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit përbëjnë thuajse gjysmën e listave zgjedhore që rregullisht votojnë në vend prej rreth 30 vjetësh. Një pjesë e emigrantëve që jetojnë në Greqi edhe Itali, kanë ardhur të votojnë, qoftë edhe të organizuar nga grupe të ndryshme politike, por pjesa më e madhe nuk mundet që të vijnë. Vende të ndryshme të rajonit, si Kroacia, Maqedonia, madje edhe Kosova e kanë të zgjidhur ҫështjen e votës së diasporës, duke përdorur ose votën me postë, ose votën në ambjentet e ambasadave dhe konsullatave. Ҫështja pritet të diskutohet pas konstituimit të Komisionit Qëndror të ri të Zgjedhjeve, i cili pritet të rizgjidhet pas arritjes së konsensusit ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u kërkoi palëve politike në vend që të mos vënë kushte të reja port ë arrijnë sa më shpejt një consensus për reformën zgjedhore. Tema, Ylli Pata

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPRESË NË ITALI/ Ulet numri i vdekjeve. 60 viktima dhe 178 raste të reja në 24 orët e fundit
Previous article NDËRPRERJE ENERGJIE/ OSHEE: Duke nisur nga nesër e pasnesër në këto zona të Tiranës nuk do të ketë drita

F.autor

Postime të ngjashme

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga Politikë

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC Aktualitet

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC

KËRCËNIM NDAJ FAMILJES? Mesazhi i Marjana Koçeku për Bajrat e Shkodrës: S’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën Breaking News

KËRCËNIM NDAJ FAMILJES? Mesazhi i Marjana Koçeku për Bajrat e Shkodrës: S’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT