• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Voskopoja pret studiues nga Ballkani për 250-vjetorin e lulëzimit të qytetit
Home
Kulturë

Voskopoja pret studiues nga Ballkani për 250-vjetorin e lulëzimit të qytetit

13 November, 2017 xhesi.editor Kulturë

Voskopoja me Akademinë e dikurshme, me manastire, kisha e shenjtorë, natyrën e bukur e njerëzit e pritur, do të presë për dy ditë akademikë e studiues nga i gjithë Ballkani. “Qytetërimi i Voskopojës dhe shekulli i iluminizmit në Ballkan” titullohet konferenca, e cila organizohet në 250-vjetorin e lulëzimit të këtij qyteti (1767-2017), që përfaqëson një nga pamjet më të plota të ndikimit iluminist europian në rajonin e Ballkanit. Organizator i konferencës është Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike i Akademisë së Shkencave. Sipas organizatorëve, mësohet se përgatitjet e saj kanë nisur qysh në vitin 2016 dhe janë intensifikuar me krijimin e një komiteti shkencor të posaçëm, me praninë e ekspertëve të kësaj dukurie, brenda dhe jashtë akademisë. Kjo është veprimtaria më e rëndësishme shkencore e këtij institucioni për vitin 2017.

voskopoja

Është siguruar bashkëpunimi dhe mbështetja e shumicës së institucioneve akademike të rajonit, si Akademia e Shkencave e Greqisë, Akademia e Shkencave e Rumanisë, Akademia e Shkencave e Bullgarisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, përmes përfaqësimit dhe pjesë- marrjes me specialistë të njohur. Në konferencë do të marrin pjesë studiues të njohur nga universitete të Italisë e Greqisë dhe nga shumica e universiteteve të Shqipërisë. Janë parashikuar të mbahen 35 kumtesa, prej të cilave 11 nga studiues të huaj, ndarë në gjashtë seanca, përveç përshëndetjeve dhe diskutimit e konkluzioneve përmbyllëse. Gjatë konferencës do të paraqiten rezultate të kërkimeve të reja për disa dukuri të iluminizmit europian në Voskopojën e shekullit XVIII, për karakterin panballkanik të saj, për fillimet e akademizmit në Shqipëri, për çështje të kultit dhe të kulturës, për shumëgjuhësinë e gramatikave dhe të fjalorëve, për dorëshkrimet dhe tiposhkrimet që i dhanë këtij qyteti njohje ndërkombëtare, për çështje të zhvillimit dhe të rendit ekonomik; si dhe për modelin që krijoi bashkëjetesa ndëretnike, ndërfetare, ndërgjuhësore dhe ndëralfabetike, si një dukuri paraprirëse e europeizmit të sotëm

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arrestohet gruaja shtatzënë/ Transportonte drogë nga Shqipëria
Previous article Dokumentet e divorcit të Elvis Presleyt shiten për 20 mijë paund

xhesi.editor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT