• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Arrestohet gruaja shtatzënë/ Transportonte drogë nga Shqipëria
Home
Aktualitet
Kronikë

Arrestohet gruaja shtatzënë/ Transportonte drogë nga Shqipëria

13 November, 2017 F.autor Kronikë

Policia e Napolit ka shkatërruar një organizatë italo-shqiptare të trafikut të drogës, me një numër të madh arrestimesh, midis tyre edhe një grua italiane shtatzënë. Operacioni me emrin e koduar “Smoke snake”, realizuar nga Guardia di Finanza e Kazertës ka sjellë nxjerrjen e 26 urdhër-arresteve, 21 me burg dhe pesë në arrest shtëpie. 19 nga të hetuarit janë italianë, shtatë shqiptarë, katër prej të cilëve gjenden aktualisht në burg në Shqipëri. Në një vit e gjysmë hetime, Guardia di Finanza ka arrestuar 9 persona, korrierë droge, ka sekuestruar 38 kile marijuanë, 7.4 kile heroinë dhe disa dhjetëra gramë hashash, gjithçka falë qenve të anti-drogës dhe skanerëve të doganës që skanojnë me rreze X karroceritë e makinave, ku shpesh fshihet droga.

Gruaja e arrestuar u përpoq të kalonte autoritetet në portin e Barit duke e fshehur drogën në korsé, por pa sukses.

Hetimet kanë nisur në maj 2016 dhe financierët kanë çmontuar një organizatë që merrej me shpërndarjen e drogave të rënda në komunat Marcianise, Capodrise, Macerata Campania e Portico di Caserta. Përgjimet telefonike dhe në terren zbuluan ekzistencën e një karteli të përbërë nga katër grosistë italianë, të gjithë napoletanë, që kishin rënë dakord për të vënë së bashku kapitalin e nevojshëm për të blerë sasi të madhe droge nga jashtë e për ta rishitur në Itali. Hetuesit zbuluan që ishte një ndërmjetës shqiptar që vendoste kontaktet midis grosistëve italianë dhe atyre në Shqipëri, të cilët shisnin sidomos heroinë e marijuanë.

“Bashkëpunimi i autoriteteve shqiptare ishte thelbësor për të siguruar operativitetin e grupit në Shqipëri”, shpjegoi komandanti i Guardia di Finanza të provincës së Kazertas, Andrea Mercatili, gjatë konferencës për shtyp. “Bëhet fjalë për një operacion të nisur nga themelet, falë të cilit arritëm të zbulojmë kokën e kësaj organizate”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Takimi Bushati-Kotzias në Kretë, Rama: Po hapet një kapitull i ri, Greqia partner strategjik
Previous article Voskopoja pret studiues nga Ballkani për 250-vjetorin e lulëzimit të qytetit

F.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT