Avioni i linjës së fluturimit “Ernest”, e cila duhej të mbërrinte ditën e djeshme në Pisa, por vijon të jetë e bllokuar deri në minutat e fundit të mëngjesit të sotëm.
Kjo ka shkaktuar jo vetëm pakënaqësi tek pasagjerët që kishin programuar udhëtimin e tyre dje, por ata kanë kërkuar edhe dëmshpërblim të çmimit të biletës.
“Jemi më shumë se 100 persona që presim“, thuhet në raportimin nga vendngjarja (Rinasi).
Një pasagjere tjetër tregon se kanë më shumë se 24 orë që presin të nisen, ndonëse janë bllokuar në portat dalëse të Aeroportit.
“Fly Ernest” ndërkohë është kompania e fluturimit që do t’i çonte këto pasagjerë në destinacionin italian, ndërkohë që nuk është dhënë asnjë shpjegim i deritanishëm lidhur me vonesën.
Avioni duhej të nisej nga Tirana në Pisa dje në orën 13:00 por akoma nuk janë bërë të qarta arsyet përse ka ndodhur ky keq-orientim i pasagjerëve për orarin.


