• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VONESA NË DOZAT E VAKSINAVE/ Vendet e Bashkimit Europian “shpërthejnë” ndaj Pfizer, Italia…
Home
Nderkombetare

VONESA NË DOZAT E VAKSINAVE/ Vendet e Bashkimit Europian “shpërthejnë” ndaj Pfizer, Italia…

27 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Bashkimi Europian po përballet këtë javë me vështirësi në realizimin e vaksinave. Qendrat e vaksinimit janë gati, por nuk kanë vaksina. Javën e kaluar kompania Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech kanë marrë një vendim që tronditi të gjithë Europën. Ata njoftuan se do të shtyjnë me një javë dërgesat në vendet me të cilat ka lidhur kontratë, me justifikimin se po ndryshojnë procesin e prodhimit për të rritur numrin e vaksinave që do të prodhohen në të ardhmen. https://www.bbc.com/news/world-europe-55765556

Landi më i populluar i Gjermanisë dhe shumë rajone në Itali, së bashku me vaksinimin për mjekët në Madrit kanë ndaluar përkohësisht. Gjermania ka shprehur irritimin për vonesat e njoftuara nga Pfizeri, duke thënë që vështirësitë e krijuara i detyrojnë të mbajnë mbyllur shkollat dhe dyqanet deri më 14 shkurt. Ministri i shëndetësisë Jens Spahn tha se problemi kryesor ishte njoftimi i Pfizer-it ndërkohë që nuk i jepte mundësi vendeve të përballeshin me situatën.

Ky vendim ka krijuar reagime të forta në të gjitha vendet e Europës dhe botës, madje Italia, vendi i dytë në Europë pas Gjermanisë për numrin e vaksinave në ditë, deklaroi se do të ngrejë cështje gjyqësore kundër kompanisë. Giuseppe Conte reagoi duke deklaruar se vonesa në dërgesimin e dozave përbënte shkelje të kushteve të kontratës, ndërsa Italia detyrohet të ndryshojë programin e vaksinimit duke e ulur me 2/3 numrin e vaksinave që realizohen cdo ditë. https://www.independent.co.uk/news/world/europe/the-latest-italy-ponders-suing-pfizer-for-vaccine-delays-pfizer-italy-canada-us-vaccines-b1789982.html 

 

Të martën e kaluar, Komisioneri i Vecantë i Italisë për pandeminë Domenico Arcuri deklaroi se guvernatorët e Italisë kishin rënë dakort në mënyrë unanime që të ngrinin cështje civile ose penale kundër kompanisë.Si pasojë e këtij vendimi, Italia do të pësoi një ulje prej 29% të dërgesave në javën në vijim dhe 20% këtë javë. Arcuri këmbëngul se cështja ligjore do të hapet, pasi “shëndeti i qytetarëve Italian është cështje e panegociueshme”. Ndërkohë, drejtuesi i Këshillit të Lartë të Shëndetësisë Franco Locatelli dha një deklaratë për shtyp ku thoshte se pritej që të arrihej niveli i dërgesave sipas kontratës më 1 shkurt, ndërsa tashmë jepen 20 000-25 000 vaksina në ditë, ndërsa dy javë më parë bëheshin 90 mijë vaksina.

Polonia u bashkua në kërcënimin për hedhjen në gjyq të kompanisë. Nga ana tjetër, pakënaqësi ndaj kompanisë ka shprehur edhe Suedia, teksa ka ndërprerë pagesat e vaksinave për Pfizer për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi numrin e dozave të vaksinave të dorëzuar nga kompania e barnave. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha në Sumitin e BE-së të enjten e kaluar që po punonin për të garantuar më shumë qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri në procesin e shpërndarjes së vaksinave dhe shprehu besimin se dërgimi i vaksinave do të kthehej në normalitet së shpejti./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Shokon eksperti i OBSH: Vaksinat e dobëta, e bëjnë virusin më agresiv...
Previous article "SHPIRTI I BABAIT..."/ E vogla e Lyrical Son feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur ai ta urojë vajzën e tij (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT