Sekretari për marrëdhëniet me Mediat në PS, Alfred Peza ka komentuar deklaratën e sotme të Presidentit të Republikës.
Ilir Meta, teksa foli për mediat u shpreh se nuk ka nevojë për zgjedhje në Shkodër, deklaratë e cila sipas Pezës duket si e lacave të lagjes.
Postimi i plotë:
Ilir Meta sillet jo si kreu i institucionit më të rëndësishem Kushtetues të vendit, por si ata lacat që bëjnë muhabet politik, tek kafja e lagjes.
“Nuk ka nevoje, zgjedhjet janë me 13 tetor për gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën, këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara.
Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë”, tha ai.
Po fakti se Voltana Ademit i mbaron mandati me 20 gusht, a ka ndonë rëndësi për Ilir Metën?
Sepse sipas logjikës së tij i bie që zgjidhja të vijë pas disa muajsh shkelje.
Apo ç’rëndësi ka kjo. Ç’i duhet më Presidentit në detyrë, se çfarë thotë ai?!
/Marrë nga Alfred Peza, blogu personal