Një makinë është gjetur e djegur në afërsi të Borizanës, në Fushë Krujë. Burimet bëjnë me dije se makina e shkrumbuar është Volkswagen, por pa targe.
Nuk ka ende shumë detaje lidhur me atë që ka ndodhur, por në makinë eshte gjetur edhe nje viktime, që dyshohet të jete djegur bashkë me automjetin.
“Burime nga grupi hetimor thone se brenda ne automjet jane gjetur mbetje te shkrumbuara qe dyshohet se i perkasin nje trupi njeriu”.
Ende nuk eshte konfirmuar nese personi qe ndodhet brenda ne mjetin e djegur eshte ne vendin e shoferit apo ne sedilien e pasagjerit. Automjeti eshte gjetur i fshehur ne nje zone rurale.
Njoftimi i policise:
Krujë.
Informacion paraprak.
Më datë 05.05.2018, në Derven, në fundin e një toke është djegur një mjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët gjatë kqyrjes së mjetit kanë dalluar mbetje të një shtetasi të djegur, ende të paidentifikuar.
Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.


