Nikolin Ciko, infermier pranë Urgjencës në Spitalin e Korçës është arrestuar nga policia, pasi ka vjedhur dy herë farmacinë e spitalit Rajonal në Korçë.
43-vjeçari ka vjedhur më datë 08.03.2021 dhe 30.08.2021 një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë.
Infermieri kishte vjedhur medikamente dhe pajisje mjekësore, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale, ku në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua sasia e medikamenteve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda.




