Policia e shtetit njoftoi ditën e sotme arrestimin dy personave në qytetin e Fierit nën akuzën “vjedhje në bashkëpunim”.
Renaldo Latifi 22 vjeç dhe Xhuljan Muça 24 vjeç, të dy banues në Levan në fier janë personat e vendosur në pranga.
Rreth një vit më parë të dy shtetasit grabitën me dhunë banesën e një tjetër shtetasi nga Fieri identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Grabitësit kanë vjedhur nga banesa e tij një sasi të konsiderueshme parashë prej 10 milionë lekë të reja dhe automjetin tip “Benz” të pronarit të banesës.
Por kjo nuk është grabitja e parë e dy të rinjve pasi ishte e mirëorganizuar dhe hetuesve iu deshën një vit kohë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Duket se dy të rinjtë “e kishin ose e kanë në gjak” këtë “zanat”.
Duke hedhur një sy në profilin e të riut Renaldo Latifi, çfarë bie në sy është ëndrra dhe dëshira për një jetë luksoze e këto duke i fituar nga VJEDHJA.
AlpeNews.al





