• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VODHËN ME DHUNË TË MOSHUARIN/ 12 vjet e 8 muaj për tre autorët (DETAJET+EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

VODHËN ME DHUNË TË MOSHUARIN/ 12 vjet e 8 muaj për tre autorët (DETAJET+EMRAT)

3 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Sarandës dënoi pak ditë më parë 3 shtetas të akuzuar për vjedhjen me dhunë të një të moshuari 3 vite më parë. Gjyqtari Fatmir Ndreu ka dënuar në 21 shkurt Kleo Hysin, Paris Qurkun dhe Jetmir Gërbin për ngjarjen e 29 gushtit 2020 në fshatin Malcan, Finiq ku pasi e dhunuan, 91-vjeçarit Dhimitër Papa i morën 20 mijë lekë te reja dhe 1 armë gjahu “Bajkal” ruse të kalibrit 12 mm.

Papa u grabit nga dy persona me maska kirurgjikale, ndërkohë që siç e përshkroi vetë: “njëri nga ata më kapi nga fyti dhe më qëlloi me grusht në fytyrë” ndërsa më pas e izoluan duke i lidhur duart me çarçaf. Dy ekzekutorët e ngjarjes ishin Hysi dhe Qurku ndërsa Gërbi ra në pranga si bashkëpunëtor. Policia i arrestoi fillimisht ata ndërsa pas një periudhe në paraburgim, Gjykata la të lirë Gërbin në maj 2021 dhe Qurkun e Hysin në “Arrest shtëpie” në prill 2022. Ky i fundit e theu masën dhe në korrik 2022 u përfshi në një konflikt në Sarandë ku policia i sekuestroi edhe një pistoletë e tashmë ndodhet sërish në qeli.

Me vendimin e 21 shkurtit Gjyqtari Fatmir Ndreu dënoi Kleo Hysin 35-vjec dhe Paris Qurkun 42-vjec me nga 7 vjet heqje lirie dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dënuan përfundimisht me nga 4 vjet e 8 muaj burg. Jetmir Gërbi 34-vjec ndërkohë u dënua me 5 vjet burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg. Fillimisht prokuroria tentoi që këtë te fundit ta çojë në gjykim për “moskallëzim krimi” gjë që u refuzua nga Gjykata e cila e gjykoi dhe dënoi për “vjedhje me dhunë” në rolin e ndihmësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA/ Manekinë të veshur me veshje të burgosurish e foto të Ramës dhe McGonigal
Previous article BABAI I KIARËS FESTON DITËLINDJEN/ Banorët: Edhe 100 vjehrri i çapaçulit

s.autor

Postime të ngjashme

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë Aktualitet

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

PROTESTA/ Dita e 53-të tubimit para Kryeministrisë: Nesër të gjithë para Kuvendit Aktualitet

PROTESTA/ Dita e 53-të tubimit para Kryeministrisë: Nesër të gjithë para Kuvendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT