Përveç pamjeve të kamerave të sigurisë dhe tabulateve telefonike ka qenë edhe dëshmia e dy të rinjve nga Fieri ajo që ka vërtetuar se të dy të dyshuarit ishin autorët e ngjarjes së një viti më parë, grabitje të një automjeti tip “Benz” dhe 100 milionë lekë të reja.
Mësohet se Latifi ishte kamarier në lokalin e Xhuliano Muçës.
Nga hetimet me metoda speciale dhe përgjimet ambientale e telefonike është arritur të sigurohen prova se dy të ndaluarit kanë kryer vjedhjen e Benzit dhe 10 milionë lekëve të reja të Xhemal Kalemajt.
Të dy të rinjtë kanë dhënë versione të ndryshme rreth veprimeve të tyre ditën e ngjarjes. Ndërsa Xhuliano Muça ka pretenduar se ka qenë së bashku me Renaldo Latifin të cilin e ka transportuar me mjetin e tij, Renaldo Latifi ka deklaruar se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe është largua me autobus në drejtim të qytetit të Vlorës.
Ata akuzohen për veprën penale “vjedhje me pasoja të rënda në bashkëpunim”.
Gjykata e Apelit Vlorë ka lënë në masën “Burg pa afat” dy të rinjtë.
Ngjarja e ndodhur
Më 29 maj të vitit të kaluar Xhemal Kalemaj ka dalë nga shtëpia me mjetin e tij tip Mercedes Benz me targa AA895 OY, bashkë me bashkëshorten e vetë rreth orës 06.20 të mëngjesit për të shkuar në punë si zakonisht, tek një dyqan mallrash bujqësore të cilin e ka në fshatin Levan të Fierit. Në bagazhin e makinës kanë futur shumën e rreth 100 milionë lekëve të vjetra brenda në një qese plastike, me të cilat janë shprehur se do të likujdonin borxhet që kishin, një kredi e do të kryenin të tjera shpenzime. Teksa të dy kanë qenë duke shkarkuar mallin nga një kamion, kanë shkuar të marrin makinën por nuk e kanë gjetur më. Më pas, ka lajmëruar policinë dhe së bashku me një shokun e tij ka shkuar në shtëpi, për të mar çelësat e makinës tjetër që e kishte të parkuar në magazinën prapa dyqanit në Levan. Kur ka shkuar në shtëpi ka parë se ishte prerë e shqyer zgara e dritares dhe ka konstatuar se mes të tjerave i kishin vjedhur edhe kopjen e çelësave të Benzit që ishte zhdukur.


