• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VODHËN 200 MIJË LEKË NGA ARKA E KATEDRALES/ Si e shpërthyen dollapin HAJDUTËT në Korçë. Pas mesnate…
Home
Sociale

VODHËN 200 MIJË LEKË NGA ARKA E KATEDRALES/ Si e shpërthyen dollapin HAJDUTËT në Korçë. Pas mesnate…

4 September, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë është vjedhur gjatë natës, ndërkohë që keqbërësit kanë përdorur një mënyrë të sofistikuar. Ata kanë hyrë në Katedrale gjatë ditës kur po kryheshin ritualet fetare dhe kanë qëndruar të fshehur. Pasi janë larguar të gjithë besimtarët dhe objekti është mbyllur dhe më pas kujdestari është larguar, ata kanë vepruar.

Autorët me qetësi kanë thyer dhe dëmtuar katër arkat e kishës ku grumbullohen të hollat e besimtarëve, duke përvetësuar një shumë prej 20 mijë lekësh të reja nga paratë që Mitropolia mbledh për mensën e të varfërve. Më tej, autorët janë larguar, duke shkallmuar shulin e brendshëm të derës kryesore të Katedrales.

“Për ne nuk vlen shumë ana materiale, siç e llogarisni ju. Për ne vlen ana morale e njerëzve që kryejnë akte vjedhjeje ndaj një objekti të shenjtë të kultit. Mitropolia e Shenjtë është tepër e shqetësuar sepse në periudha të ndryshme vala e vjedhjeve, grabitjeve, dhunimeve vazhdon të ndjehet edhe sot. Në radhë të parë, Policia nuk e ka kryer detyrën siç duhet. I kemi lajmëruar edhe gojarisht edhe me shkresa të veçanta nga ana e Mitropolisë që të merren masa te endacakët që vërtiten pranë institucionit të shenjtë. Këtë herë, autorët kanë hyrë nga brenda. Kanë mbajtur rojën në vëzhgim dhe pasi është mbyllur katedralja dhe më pas kanë vepruar lirshëm. Pavarësisht se kemi vjedhje të përsëritura, nuk ka asnjë autor, asnjë person të dënuar për këtë gjë. Është vërtet fenomen shqetësues” – shprehet At Ilia Kotnani.

Katedralja e Korçës është një nga krenaritë e besimit ortodoks dhe ndërtesë simbol në këtë qytet. Ndërkohë nga ana e saj, Policia sipas hetimeve paraprake dyshon se autori ka vepruar i vetëm.

“Më datë 03.09.2018, gjatë natës, në Lagjen nr 3 në Korçë, në Katedralen ‘Ringjallja e Krishtit’, një person i cili dyshohet se ka hyrë në Kishë si besimtar, pasi ka pritur largimin e njerëzve të tjerë duke u fshehur, ka marrë një sasi lekësh (e cila mendohet të ketë qenë e vogël) nga arkat, në të cilat besimtarët hedhin vlera monetare. Nga veprimet e kryera në vendngjarje, dyshohet se ky shtetas pasi ka marrë sasinë e lekëve, është larguar nga dera kryesore e Kishës, duke e hapur atë nga brenda”, bën me dije Policia e Korçës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHEMBJA E URËS NË GENOVA/ Mund të ishte shmangur, 30 zyrtarë e dinin rrezikun, del lista e "fajtorëve"
Previous article NUK PRANOI TË NDALONTE PARA POLICISË/ PAMJET: Kapet i "FORTI" nga Tirana. Pasi u paralajmërua ai bëri...

g.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT