• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VOA: Gjermanët votojnë në zgjedhje të përgjithshme mes pasigurive të shumta
Home
Nderkombetare

VOA: Gjermanët votojnë në zgjedhje të përgjithshme mes pasigurive të shumta

23 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Qendrat e votimit u hapën në gjithë Gjermaninë të dielën, për zgjedhjet ku qytetarët do të vendosin për qeverinë e re pas një fushate zgjedhore të mbizotëruar nga shqetësimet rreth ngadalësimit shumëvjeçar të ekonomisë më të madhe të Evropës, trysnisë për të frenuar emigracionin dhe pasigurisë në rritje për të ardhmen e Ukrainës dhe aleancën e Evropës me Shtetet e Bashkuara. Opozita e qendrës së djathtë pritet të fitojë, ndërsa sondazhet tregojnë rezultatin më të mirë për një parti të ekstremit të djathtë, si AfD-ja, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kancelari Olaf Scholz votoi në qytetin lindor të Potsdamit. Partia e tij e social-demokratëve (SPD) pritet të ketë rezultatin më të dobët, që nga Lufta e Dytë Botërore. Udhëheqësi i konservatorëve Friedrich Merz hodhi votën në qytetin perëndimor, Arnsberg. I pyetur se si do të shkojë dita e zgjedhjeve, ai buzëqeshi dhe u përgjigj se kishte besim në fitore.“Unë mendoj se Friedrich Merz e kupton ekonominë. Dhe mendoj se ai do ta rindërtojë vendin tonë më mirë. Kemi humbur kaq shumë. Kjo është për të ardhur keq. Shumë kemi humbur dhe ne kemi një vend të bukur. Dhe këtu kemi shpresën tonë”, thotë një votuese.
“Nga këndvështrimi im, është e rëndësishme që të kthehet qetësia dhe të gjejmë një gjuhë me të gjitha palët dhe që Gjermania të rifitojë statusin që kishim dhe të kthehet siguria ”, thotë një tjetër votues.

CDU/CSU drejtuar nga zoti Merz ka udhëhequr vazhdimisht sondazhet, por nuk ka gjasa të fitojë një shumicë duke pasur parasysh peizazhin e fragmentuar politik të Gjermanisë, duke e detyruar atë të gjejë partnerë për koalicion. Këto negociata pritet të jenë të ndërlikuara pas një fushate që ekspozoi ndasitë e mprehta mbi migracionin dhe mënyrën se si të trajtohet AfD-ja, në një vend ku tradicionalisht politika e ekstremit të djathtë ka mbartur një stigmë veçanërisht të fortë për shkak të së kaluarës naziste.

AfD-ja sipas analistëve është në rrugën e duhur për të zënë vendin e dytë për herë të parë në zgjedhjet kombëtare. Megjithatë, AfD-ja nuk ka gjasa të qeverisë tani për tani, sepse të gjitha partitë kryesore kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit, megjithëse disa analistë besojnë se kjo mund të hapë rrugën për një fitore në vitin 2029.

Një qeveri e përkohshme që do të shërbente për një periudhë disa mujore do të krijonte një vakuum në zemër të Evropës. Gjermanët janë më pesimistë për standardet e tyre të jetesës tani se në çdo kohë që nga kriza financiare në 2008. Përqindja që thonë se situata e tyre po përmirësohet ra ndjeshëm nga 42% në 2023 në 27% vitin e kaluar, sipas sondazhit Gallup. Qëndrimet ndaj migracionit kanë ndryshuar shumë, nga politikat e ndjekura më herët gjatë krizës së emigrantëve në Evropë në vitin 2015./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRKEQËSOHET SITUATA E TIJ SHËNDETËSORE/ Papa Françesku bën thirrje nga spitali që të luten për të
Previous article DHUNOI KREUN E SHOQATËS SË OPERATORËVE TURISTIKË SARANDË/ Gjykata liron autorin 48 orë pas arrestimit

s.autor

Postime të ngjashme

AUSTRALIA NË ALARM/ Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N1 në kontinent Botë

AUSTRALIA NË ALARM/ Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N1 në kontinent

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT