• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNOI KREUN E SHOQATËS SË OPERATORËVE TURISTIKË SARANDË/ Gjykata liron autorin 48 orë pas arrestimit
Home
Aktualitet
Kronikë

DHUNOI KREUN E SHOQATËS SË OPERATORËVE TURISTIKË SARANDË/ Gjykata liron autorin 48 orë pas arrestimit

23 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

37-vjeçari Diomet Musa, autor i dyshuar i plagosjes së biznesmenit 52-vjeçar Arben Cipa alias Sotir Cipa, Kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistikë është lënë i lirë nga gjykata në më pak se 48 orë nga arrestimi.

Diomet Musa, person me precedentë të mëparshëm penalë u paraqit në gjykatë për të marrë masën e arrestit në orën 14.00. Ai është i dyshuar për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim, për goditjen me grushte, shkelma dhe sende të forta të biznesmenit Arben Cipa, rreth orës 16.10 të së premtes.

Pas ngjarjes, Musa u fsheh në një banesë në Lukovë, ku edhe u kap nga policia në mbrëmje, ndërkohë që në kërkim mbetet kushëriri i tij 29-vjeçar Markelian Musa.Prokurorja Besiana Sadikaj ka kërkuar cilësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të 37-vjeçarit Diomet Musa, por lirimin e tij dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nuk dihet ende se si është motivuar kjo masë sigurimi nga ana e Prokurorisë. Nga ana tjetër, Gjyqtarja Esmeralda Shehu, ka vendosur për masën “Arrest në shtëpi”, duke urdhëruar që i dyshuari mos të largohet nga banesa e tij e ndodhur në lagjen nr.3 të Sarandës.

Vetë Cipa ka kërkuar më parë sot ndërhyrjen e shtetit pasi Saranda është duke u kontrolluar nga “të paprekshmit” dhe “të fortët” të cilët po janë në qendër konflikteve të pronësisë por edhe kërcënimeve të tjera ndaj qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOA: Gjermanët votojnë në zgjedhje të përgjithshme mes pasigurive të shumta
Previous article E PËSON KEQ/ Tregtoi 52 kg kokainë dhe 8 kg heroinë në 6 muaj, 16 vite burg shqiptarit. U tradhtua nga “Sky ECC”

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTI DROGË NË MALËSINË E MADHE/ Asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona Aktualitet

OPERACION ANTI DROGË NË MALËSINË E MADHE/ Asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive Aktualitet

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë Aktualitet

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT