Një aksident a ndodhur paraditen e sotme tek mbikalimi i Novoselës në Vlorë. Sipas të dhënave të para, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë kanë pësuar lëndime tre persona.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Novoselë, ndërsa mësohet se 3 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se skak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


