• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Vllaznia nuk luan në Shkodër, Lushnja: Gati ta bëjmë si Skënderbeu
Home
Sport

Vllaznia nuk luan në Shkodër, Lushnja: Gati ta bëjmë si Skënderbeu

12 November, 2017 xhesi.editor Sport

Ndeshja Vllaznia-Lushnja, e parashikuar për t’u luajtur të mërkurën, në orën 14:00, nuk do të zhvillohet në “Loro Boriçi”. Drejtuesit e klubit shkodran kishin shpresuar që tapeti i stadiumit pas mbjelljes së barit të ri, do të ishte gati për këtë ndeshje, por nuk ka ndodhur kështu. Stadiumi nuk është ende gati për ndeshje.

Nga sa mësohet, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar klubin shkodran për këtë çështje dhe tashmë mbetet të presim se ku do të luhet ky takim. Nëse me Skënderbeun u gjet një zgjidhje duke e spostuar ndeshjen për në Korçë, nuk dihet ende si do të veprohet në këtë rast. Luajtja në Krujë apo Kukës është një alternativë, por drejtuesit e klubit shkodran nuk duket se janë në të këtij mendimi.

Ata nuk përjashtojnë mundësinë që të kërkojnë shtyrjen e këtij takimin për një javë më vonë. Kjo sërish nuk do të ishte e mirë për kuqeblutë, pasi në javën e dytë të fazës së dytë do të udhëtojnë në një transfertë të vështirë, siç është ajo me Teutën në Durrës. Në fazën e parë të kampionatit, Vllaznia ka luajtur 6 ndeshje jashtë Shkodrës dhe vetëm 3 në qytetin e saj.

U mendua se ky do të ishte një favor për skuadrën në fazën e dytë, sepse kalendari do të përmbysej, por në fakt nuk po ndodh kështu. Si të mos i mjaftojnë problemet që ka, Vllazninë po e penalizon edhe stadiumi i rikonstruktuar.

Tapeti i stadiumit “Loro Boriçi” pati sërish nevojë për ndërhyrje dhe në mënyrë të pakuptimtë e pësojnë kuqeblutë, të cilët në vend që të mendojnë për daljen nga situata aspak e mirë ku ndodhen, i duhet të mendojnë edhe për gjetjen e stadiumeve ku do të luajnë ndeshjet. Federata nuk e ka licencuar fushën sportive “Reshit Rusi” për këtë sezon.

REAGON LUSHNJA

Sekretari i klubit të Lushnjës, Irakli Zaka, për gazetën “Panorama Sport” thotë se selia e verdhejeshilëve nuk ka informacion se çfarë do të bëjë Vllaznia me fushën.

“Është klubi i Vllaznisë ai që do të bëjë kërkesën në FSHF, për fushën ku do të luhet takimi. Deri tani ne nuk kemi informacion dhe as kontakt që Vllaznia mund të përsërisë atë që bëri me Skënderbeun. Nëse do të marrim një kontakt të tillë, atëherë do të japim përgjigjen tonë”, është shprehur sekretari Zaka. Ndërsa drejtori teknik Altin Hysko për gazetën “Panorama Sport”, thotë se për Lushnjën do të ishte më mirë që ndeshja me Vllazninë të luhej në stadiumin “Roza Haxhiu”.

“Pjesa teknike e administratës së klubit dhe ekipi janë plotësisht dakord që ndeshja të luhet në Lushnjë. Nëse zyrtarët vendosin që ndeshja të bëhet në stadiumin tonë, atëherë ne jemi plotësisht dakord. Për situatën që jemi ne do të ishte shumë më mirë që ndeshja të bëhej në fushën tonë. Ekipi ka nevojë për pikë, do të luante përpara publikut të tij. Por nuk besoj se Vllaznia do të bëjë me Lushnjën atë që bëri me Skënderbeun”, u shpreh drejtori teknik i lushnjarëve, Altin Hysko.

Në prag të ndeshjes me Vllazninë, tekniku i verdhëjeshilëve, Hysen Dedja, për gazetën “Panorama Sport” deklaron: “Është një ndeshje shumë e fortë. Më vjen keq për të dyja skuadrat. Në radhë të parë për Lushnjën, për ekipin që drejtoj, si dhe për Vllazninë që ndodhen në këto pozicione.

Vllaznia është mësuar, në shumë vite më parë, të jetë në pozicione që synojnë trofeun. Por ky është futbolli i sotëm. Duke u fokusuar në kampin tonë, dua të them që skuadra është shumë e impenjuar”, përfundoi Dedja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trump 'ndan' çiftin: Kur dëgjoi se kam votuar për...
Previous article Artisti i madh sfidon sëmundjen e rëndë, tani do të kërcejë 'si shqiponjë'

xhesi.editor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00 Aktualitet

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT