Rexhep Çeliku, i cili që nga viti 1976 është solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, ia ka dalë të sfidojë sëmundjen e rëndë.
Artisti do të kërcejë si shqiponjë në 60 vjetorin e Ansamblit të Këngve dhe Valleve Popullore.
Lajmin e ka bërë me dije Ilir Kadia duke ndarë edhe disa momente emocionale nga periudha kur Rexhepi u sëmur.
“Dëgjova një lajm të mirë! Mësova se në 60 vjetorin e Ansamblit të Këngve dhe Valleve Popullore do kërceje Rexhep Çeliku dhe Lili Cingu! Më të mirët ndër vite! U gëzova shumë veçmas për Rexhepin që vuajti shumë nga një sëmundje e rëndë që e paska mposhtur. E kujtoj një vit më parë kur para se të nisej drejt Turqisë, ku u kurua për muaj e muaj, vinte tek Muhamet Malo dhe merrte eurot që i duheshin për kurimin e shtrenjtë! Ashtu me flokë të rënë e fytyrë meit të dhimbte në shpirt artisti që dukej i mbledhur e dobësuar për të mos e besuar! Mirëpo ja lajmi mirë! Ja paska dalë! Është bërë për të kërcyer si shqiponjë! Muhamet Malo edhe nga jeta tjetër prodhon lajme të mira për njerëzit!”, shkruan Kadia.
Rexhep Çeliku numëron në reportorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje dhe është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”.