• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 March, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

30 March, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VJOSA PARK KOMBËTAR/ Rama: U përballëm me shumë europianë, ata zbutën tigrat e natyrës së tyre në mace shtëpiake dhe më pas iu turrën lumit tonë
Home
Politikë

VJOSA PARK KOMBËTAR/ Rama: U përballëm me shumë europianë, ata zbutën tigrat e natyrës së tyre në mace shtëpiake dhe më pas iu turrën lumit tonë

15 March, 2023 shqipe.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama nga Tepelena thotë se shpallja e Vjosës Park Kombëtar është një moment historik. Rama tha se ky status i hap rrugë mbrojtjes së lumit të vetëm të egër në Europë, ndërsa nuk la pa ‘thumbuar’ edhe të gjithë europianët që bënë fushatë për mbrojtjen e Lumit Vjosa.

Rama tha se pasi BE zbuti lumenjtë e tyre të egër dhe i shfrytëzoi për interesat e tyre, u turrën te Vjosa që ta mbrojnë nga zbutja.

“Ky është një moment realisht historik në përpjekjen për mbrojtjen e natyrës dhe transformimin e mendësisë lidhur me natyrën si një hapësirë e përbashkët ku zhvillimi ekonomik, zhvillimi social dhe trashëgimia për brezat që vijnë si një stafetë e mirëqenies mund të shihet dhe duhet të shihet krejt ndryshe nga sa rëndomë jemi mësuar duke e kërkuar tek shfrytëzimi pa kriter dhe karar i natyrës.

Ky është një moment i rëndësishëm për vendin tonë sepse sanksionojmë atë që kemi dëshiruar shumë që në krye të herës, atë për të cilën jemi zotuar kur kemi marrë mandatin për të qeverisur dhe atë që për ta bërë realitet na u desh kohë pasi nuk është një venim i lehtë, shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Më vjen mirë që ja dolëm kësaj ndërmarrjeje sfiduese dhe patjetër që jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që kontribuuan për të ardhur deri këtu, veçoj dy njerëz Mirelën ministren dhe Adelinën drejtoren e agjencisë kombëtare të planifikimit,. Të cilat me shumë këmbëngulje bashkërenduan shumë forca që u bëtë bashkë në këtë proces.

Mbrojmë përgjithmonë lumin e fundit të egër të europës. Në këtë rrugë për të ardhur deri këtu patëm shumë europainë që pasi zbutën lumenjtë e tyre të egër dhe i shfrytëzuan për interesat e tyre, u turrën te Vjosa që ta mbrojnë nga zbutja.

Pasi i kthyen tigrat e natyrës së tyre në mace shtëpiake, u turrën drejt nesh që të mos guxojmë të zbusim tigrin tonë. Është kënaqësi që iu japim mundësi që atyre të bëjnë një larje sado të sipërfaqshme të ndërgjegjes së tyre”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCENERATORI I FIERIT/ Shtyhet sërish seanca, ja shkaku
Previous article DETAJET/ U kap me 113 mijë euro, dyshime se efektivi i RENEA-s ka lidhje me grupin e Ervis Martinajt

shqipe.autor

Postime të ngjashme

KULLAT E LARTA NË TIRANË/ Veliaj: Nuk jemi më në rrumpallhanen e viteve ’90 Politikë

KULLAT E LARTA NË TIRANË/ Veliaj: Nuk jemi më në rrumpallhanen e viteve ’90

PËRPLASJE NË KUVEND/ Tabaku-Ibrahimajt: Rindërtim për fushatë. Ministrja: Na pengoi pandemia Politikë

PËRPLASJE NË KUVEND/ Tabaku-Ibrahimajt: Rindërtim për fushatë. Ministrja: Na pengoi pandemia

VIDEOLAJM/ Kim takon pensionistin në Roskovec, mesazhi i ambasadores: Kujdesuni për... Politikë

VIDEOLAJM/ Kim takon pensionistin në Roskovec, mesazhi i ambasadores: Kujdesuni për...

Facebook Comments

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste Blog

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit Blog

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së Blog

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip Blog

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend! Blog

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend!

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT