• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VJET IU KAPËN VËLLEZËRIT”/ U arrestua në Durrës, kush është 35 vjeçari i përfshirë në trafikun e drogës në Itali
Home
Aktualitet
Kronikë

“VJET IU KAPËN VËLLEZËRIT”/ U arrestua në Durrës, kush është 35 vjeçari i përfshirë në trafikun e drogës në Itali

29 October, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Ai kishte ikur nga Falconara, pasi ishte në shënjestër të karabinierëve për trafik droge, duke u kthyer në Durrës.

Fation Xhezairi u arrestua tre ditë më parë nga policia shqiptare për llogari të Interpol Romës, pasi rezulton i dënuar me 6 vite burg të formës së prerë.

Mediat italiane shkruajnë sot se vëllezërit e tij u arrestuan më herët në kuadër të hetimit “8 sotto 1 tetto”, operacion i zhvilluar më 13 dhjetor të vitit shkuar.

34 vjeçari, gjysmë vëllai i dy burrave të tjerë të arrestuar, ka banuar për disa vite në Falconara Marittima, ku ishte dedikuar në mënyrë efektive trafikut të drogës, derisa në vitin 2018 u dënua përfundimisht nga Gjykata e Apelit të Ankonës për një sërë veprash penale që datonin nga viti 2011.

Në atë kohë, ai u arrestuar pasi kishte zhvatur një shqiptar tjetër, duke i marrë 10 mijë euro. Por ai nuk ishte i vetmi që përfundoi në prangat e policisë. Në të njëjtën rrethanë u arrestua edhe kunata, një grua me origjinë nga Chietine e martuar me “kreun” e familjes shqiptare të arrestuar dhjetorin e kaluar së bashku me dy bashkëpunëtorë të tyre. Gjyqi u mbyll në vitin 2014 kur shqiptari u largua nga vendi për t’i shpëtuar ekzekutimit të vendimit.

Në vitin 2018, megjithatë, Karabinierët përgjuan komunikimet me vëllanë e tyre më të madh (kryefamiljarin) dhe nga bisedat ata kuptuar se ishte pikërisht ai qi kishte shpëtuar arrestimit 4 vite më herët. Kështu filloi në vitin 2019 një hetim i ri nga Karabinierët e Falconara, në lidhje të ngushtë me Interpolin, i cili përfundoi të shtunën e kaluar me arrestimin e 34 vjeçarit në shtëpinë e tij në Durrës. Aktualisht, ai është pritje të kryerjes së procedurave të ekstradimit.

Operacioni i dhjetorit 2018

Më 13 dhjetor të vitit të shkuar, përfunduan në pranga tre anëtarë të amiljes Xhezairi, të gjithë të përfshirë në tregtinë e drogës në komunën e Falconara

Një shtëpi mikpritëse dhe e mobiluar mirë, një familje e madhe që ndante të njëjtën çati dhe zhvillonte biznesin familjar, duke furnizuar me kokainë dhe hashash qytetin e tyre por edhe Anconan.

Në përfundim të operacionit të quajtur “8 nën një çati” Karabinierët gjetën 1 kilogram hashash dhe 40 gram kokainë, por pati zbuluar të paktën 100 raste të shitjes së lëndëve narkotike.

Biznesi drejtohej nga kryefamiljari, A. X., me origjinë shqiptare tashmë nën mbikëqyrje të veçantë në kohën e hetimeve për krime të ngjashme. Për ta ndihmuar atë në operacion, ishte vëllai i tij, gruaja dhe nëna. Të gjithë jetuan nën të njëjtën çati, së bashku me 4 fëmijët e moshës 2 deri në 6 vjeç.

Me kërkesë të klientëve substancat u gjetën nga tregtarët e drogës, në më shumë se një rast u përfshi edhe 64 vjeçarja.

Pas 11 muaj hetimesh, kërcitjet, përgjimet e Karabinierëve bënë lëvizjen e tyre, duke arrestuar kryetarin e familjes, vëllain dhe bashkëpunëtorin e tij senegalez. Gjyshja dhe gruaja u vendosën në arrest shtëpiak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKOHET NGA MANCHESTER CITY DHE JUVENTUS/ "Los Blancos" vendos çmimin përfundimtar për "fantazistin"...
Previous article AL-BAGDADIN E TRADHTUAN BREKËT E TIJ/ Nuk ua merr mendja se si një kurd mp.oshti liderin e Shtetit Islamik

k.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT