Opozita zhvillon pasditen e sotme në oren 19:00 protestën e saj të gjashtë kombëtare.
Ndërkohë që pergatitjen kanë nisur bashkë me to kanë dalë edhe shifrat e para të protestuesve të PD dhe LSI që vijnë nga rrethet në Tiranë.
Ish deputeti i PD, Tritan Shehu ka “shfrenuar” fantazinë teksa shfaqet tejet i lumtur që 2200 protestues nga Gjirokastra janë nisur për në Tiranë.
Me një llogari të thjeshtë, sipas Tritanit, i bie që te jenë nisur 45-50 autobusa me nga 50 persona duke i mbushur te gjitha vendet.
Si rrjedhojë, autokollona e tyre duhet te jetë diku tek 2 apo 3 kilometra e gjatë.
Gjirokastra eshte zona me e zbrasur e Shqipërisë per shkak të emigracionit dhe kaq burra në fakt vetëm Tritan Shehu mund ti grumbullojë në këtë qytet.
Në fakt 2200 veta PD nuk i ka as anetar në këtë qark e jo më te sjellë protestues.
Por skagjë. Çdo e keqe e ka një të mirë. Berisha thotë se protesta e sotme do jete me e madhja e historisë. Tritan Shehu nga ana tjetër bën histori duke sjellë 2200 protestues nga Gjirokastra.
Me këto ritme deri në darke duhet të jene 1 milion nejrëz në shesh. Por kur protesta të fillojë, do kuptohet menjëherë se genjeshtrat e ditës i zbardh nata.
Pastaj duhet thene: Ja sheshi, ja medani, ja dhe kapedan Tritani…
Çfarë shkruan Tritan Shehu:
Mbi 2200 protestues nga Qarku i Gjirokastres jane ne udhetim aktualisht drejt Tiranes. Deshtuan perpjekjet per te penguar kete pjesemarje masive, deshtuan presionet e realizuar nga shteti, deshtuan veshtiresite arbitrare te krijuara edhe per levizjen e autobuzeve, Sic ishte parashikuar dhe deklaruar Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Dropulli, Libohova, Kelcyra e Permeti do te paraqiten ne protesten e sotme me nje pjesemarje masive, me te madhen e deri me sot. Per kete pjesemarje te larte si qendrese e fuqishme kunder varferise, pa punesise, autokracise, arrogances qeverisese, me besim te pa tundur ne demokraci, vlerat tona Europiane e Perendimore etj, perfitoj nga rasti per te falenderuar jo vetem ata qe jane ne udhetim, por te gjithe mbeshtetesit tane, te gjithe banoret e repektuar te atij Qarku.
I shpreh mirenjohjen antareve te PD aty, drejuesve te seksioneve, grup seksione, kryesive te degeve e kryetareve te tyre.
Përgatiti :AlpeNews.al


