• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VJEDHJE, PLAGOSJE ME THIKË DHE SHERR NË DURRËS/ Arrestohen 6 persona, 1 në hetim dhe 1 në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

VJEDHJE, PLAGOSJE ME THIKË DHE SHERR NË DURRËS/ Arrestohen 6 persona, 1 në hetim dhe 1 në kërkim

21 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 37-vjeçar është arrestuar nga efektivë të Policisë Durrës, pasi u kap në tentativë për të vjedhur një makinë.

Në pranga ka rënë B. R., 37 vjeç, banues në fshatin Sallmone, Shijak, pasi u kap gjatë tentativës për të vjedhur një automjet, në lagjen nr. 18, Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu një 17-vjeçar ka rënë në prangat e bluve të Durrësit, pasi plagosi me thikë një 20-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. Ky i fundit është vënë nën hetim.

“Efektivë të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Fllakë, Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi hetimi në gjendje të lirë për  E. C., 20 vjeç, banues në Fllakë, Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, 17-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin E. C., i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Ndërsa dy të rinj nga Kavaja kanë përfunduar në pranga, pasi kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta.

“Specialistë të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 39 vjeç dhe A. B., 38 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta”, njofton policia.

Së fundmi, efektivë të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë dy të rinj dhe shpallën në kërkim një tjetër, pasi dyshohet se në bashkëpunim kanë vjedhur 2 bateri kamioni në një karburant.

“E. J., 20 vjeç dhe F. D., 19 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 14, Durrës, si dhe shpallën në kërkim shtetasin P. L., 19 vjeç,  banues në lagjen nr. 13, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 2 bateri kamioni, në një karburant, në autostradën “Tiranë-Durrës”. Vijon puna për kapjen e shtetasit P. L”, informon policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAN PËR TË VRARË ME PARAPAGESË KUNDËRSHTARIN E KASANDËR NOGËS/ Vëllezërit Beqiraj blenë edhe dinamit në minierat e Bulqizës. Përfundojnë të pandehur në gjykatë
Previous article TENTOI TË FUTEJ NË SHQIPËRI/ Pranga 31-vjeçarit nga Vlora. Italia e këkronte si pjesë e një grupi kriminal

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT