Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë në Vlorë dhe Himarë. Sipas policisë, të arrestuarit janë shtetasit me inicialet, G. T., 24 vjeç dhe L. B., 43 vjeç, banues në Fier kanë tentuar të vjedhin në banesën e një personi në Himarë.
Ndërsa tjetri, G. M., 31 vjeç, banues në Vlorë po drejtonte mjetin në gjendje të dehur
Njoftimi i policisë:
Vlorë, Himarë
Arrestohen 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. T., 24 vjeç dhe L. B., 43 vjeç, banues në Fier, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit Himarë, duke tentuar të vjedhin në banesën e një shtetasi. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


