• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PSE NUK DO JEM PJESË E LISTAVE PËR DEPUTET NË 25 PRILL”/ Arben Malaj tregon arsyet
Home
Politikë

PSE NUK DO JEM PJESË E LISTAVE PËR DEPUTET NË 25 PRILL”/ Arben Malaj tregon arsyet

6 March, 2021 s.autor Politikë

Politikani i njohur, Arben Malaj, ka treguar ditën e sotme arsyet se pse nuk do të jetë pjesë e listave për deputet më 25 prill.

Teksa ka treguar se i është ofruar nga partitë e opozitës për të qenë pjesë e listave të tyre konkurruese, Malaj shprehet se ka preferuar që ti shërbej vendit dhe jo domosdoshmërish të jete ministër apo deputet.

Në mesazhin e tij Malaj shprehet se: “I falenderoj partitë politike të opozitës që më ofruan mundësi për të qenë pjesë e listave të tyre konkurruese, por gjithmonë kam vlerësuar se t’i shërbesh vendit tënd me dashuri, integritet dhe profesionalizëm nuk është e domosdoshme të jesh pa tjetër deputet apo ministër.

E mirëkuptoj promovimin e gjeneratave të reja, por vlerësoj shumë të rëndësishme sidomos për kulturën dhe historinë tonë shtetformuese, harmonizimin e dijeve dhe energjive të të rinjve me përvojën dhe përkushtimin e gjeneratave”.

Reagimi i plotë i Arben Malajt:

Fillimisht dua të afishoj një falënderim mirënjohës për gjithë inspiruesit dhe mbështetësit në angazhimet dhe përgjegjësitë e mia politike dhe publike.

Falenderoj familjen dhe mësuesit e mi për vlerat që më edukuan, të cilat më shërbejnë në çdo angazhim dhe sfidë.

Falenderoj votuesit dhe mbështetësit e mi dhe në mënyrë të vecantë njerëzit e mrekullueshëm të qarkut të Vlorës që kam pasur nderin dhe përgjegjësinë ti përfaqësoj 16 vite në parlament dhe 5 vite në qeveri ( 1997-2013).

I falenderoj partitë politike të opozitës që më ofruan mundësi për të qenë pjesë e listave të tyre konkuruese, por gjithmonë kam vlerësuar se t’i shërbesh vendit tënd me dashuri, integritet dhe profesionalizëm nuk është e domosdoshme të jesh pa tjetër deputet apo ministër.

E mirëkuptoj promovimin e gjeneratave të reja, por vlerësoj shumë të rëndësishme sidomos për kulturën dhe historinë tonë shtetformuese, harmonizimin e dijeve dhe energjive të të rinjve me përvojën dhe përkushtimin e gjeneratave.

I kam inspiruar dhe mbështetur të rinjtë gjatë mandateve si ekonomist, profesor, studiues dhe politikan, por shprehem sërish skeptik ndaj absolutizimit të avantazheve të gjeneratave të reja sidomos kur karriera e tyre politike bazohet thjesht në preferencat individuale të liderëve partiakë.

Shqipërisë në sfidat e saj të vështira i vlejnë barazvlefshëm edhe energjizmi rinor, edhe maturia si përvojë.

Eksperiencat konkrete gjatë tranzicion tonë të vështirë, tregojnë se për disa “politikanë parafabrikat”, pushteti abuziv dhe paraja janë qëllimi i vetëm. Me arrogancën dhe babëzinë e tyre ata : (i) kanë dëmtuar demokracinë e brendshme në partitë politike; (ii) kanë rritur agresivitetin ndërpartiak në parlament dhe debatet publike; (iii) kanë përkeqësuar qeverisjen e vendit dhe (iv) kanë ushqyer korrupsionin dhe kapjen e shtetit.

Detyrimin mirënjohës ndaj popullit dhe vendit tim dhe ndaj socialistëve të thjeshtë do ta vazhdoj me të njëjtin përkushtim mirënjohës si qytetar, studiues dhe kontribues me zë publik për reformat strukturore shtetformuese, sfidat e mirëqeverisjes dhe për reformat sektoriale me prioritet të ekonomisë së gjelbër dhe të ekonomisë së dijes.

“E ardhmja do të jetë e gjelbër” – prandaj si studiues do të përkushtohem për promovimin e të gjelbërve në politikën shqiptare duke i dhënë mbështetjen e merituar publike “Partisë Agrare Ambientaliste” dhe shoqërisë civile.

Uroj nga zemra që e ardhmja më e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve të jetë i vetmi mision dhe përkushtim i çdo të angazhuari në mandatet e rëndësishme politike dhe publike!

Përherë mirënjohës dhe i përkushtuar ndaj vendit tim!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DENONCIMI PËR MUNGESË USHQIMI/ Reagon spitali “Shefqet Ndroqi”: Shpifje për të përbaltur punën e stafit tonë
Previous article VJEDHJE E TË DEHUR NË TIMON/ 3 persona përfundojnë në prangat e policisë

s.autor

Postime të ngjashme

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda Politikë

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

MBYLLET SEANCA/ Deputetët largohen nga Parlamenti, protestuesit gjuajnë me vezë efektivët e policisë Politikë

MBYLLET SEANCA/ Deputetët largohen nga Parlamenti, protestuesit gjuajnë me vezë efektivët e policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT