Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme në Jug të vendit. Eshtë grabitur depoja e armëve në Pashaliman, ku në këtë bazë ushtarake janë vjedhur armë të llojeve të ndryshme gjatë natës.
Ushtari që duhet të ruante armët, nuk ishte në vendin e punës në momentin që ndodhi vjedhja. Nga të dhënat raportohet se janë vjedhur tre armë automatike.
Kjo vjedhje konsiderohet si ngjarje e paprecedentë, ndërsa janë shoqëruar edhe pesë ushtarakë.
AlpeNews.al mëson se Ardit Ramaj është personi mëposhtëm:
Ngjarja:
Autorët e vjedhjes së 3 automatikëve dhe 3 granatave në bazën ushtarake dyshohet se janë tre.
Ka dyshime se autorët janë ndihmuar nga ushtarakë, personel i brendshëm i bazës, të cilët mund t’i kenë informuar për vendndodhjen e armëve në depon që nuk monitorohej nga kamerat e sigurisë, apo duke lënë të lirë vendnrojen e saj, çka iu ka hapur rrugën grabitësve.
Dyshimet për bashkëpunëtorë të brendshëm përforcohen për faktin se roja i objektit ku u vodhën armët ka braktisur vendin e shërbimit pak para ngjarjes. Raportohet gjithashtu se është gjetur një armë zjarri automatike në periferi të Vlorës por nuk dihet nëse ajo i përket një prej armëve të grabitura në bazën e Pashalimanit, ndërkohë që vijojnë hetimet.
Emrat e arrestuar:
Lesko Ramosaçaj 52 vjeç, Edlir Nelaj 42 vjeç, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç. Brenda 48 orëve nga momenti i arrestimit të arrestuarit do të dalin para gjykatës për t’u njohur zyrtarisht me akuzën e ngritur.



