• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VJEDHJA E ENERGJISË ELEKTRIKE/ Policia bën bilancin: Ja sa persona u arrestuan në tetor
Home
Aktualitet
Kronikë

VJEDHJA E ENERGJISË ELEKTRIKE/ Policia bën bilancin: Ja sa persona u arrestuan në tetor

8 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Përmes një deklarate për mediat Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili se në bashkëpunim me OSHEE-në, kanë vijuar aksionet për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Në një bilanc të aksioneve, Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili tha se nga data 14 tetor deri më datë 8 nëntor 2021 janë evidentuar 237 raste të vjedhjes së energjisë në banesa dhe në disa subjekte të ndryshme.

Për këto raste janë arrestuar në flagrancë 58 shtetas, janë proceduar penalisht 130 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 34 shtetas të tjerë. Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 punonjës të OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre”

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, në bashkëpunim me OSHEE-në, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Gjatë ditëve të fundit, si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 48 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
Për këto raste, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë në qarqe janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas, janë shpallur në kërkim 3 shtetas, janë proceduar penalisht 33 shtetas, si dhe 3 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre, konkretisht:

Në Elbasan janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë. Gjithashtu, po nga këto struktura janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, 3 punonjës të OSHEE-së, pasi nuk kanë raportuar për ndërhyrjet në aparatet matëse të energjisë elektrike.
Në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas, janë proceduar penalisht 2 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë. Gjithashtu janë kapur 3 shtetas të shpallur në kërkim më parë.
Në Vlorë janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 shtetas tjetër.
Në Lezhë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 shtetas të tjerë.
Në Berat është arrestuar në flagrancë 1 shtetas.
Në Shkodër janë proceduar penalisht 16 shtetas.
Në Gjirokastër janë proceduar penalisht 4 shtetas.
Në Durrës është proceduar penalisht 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas tjetër.
Në Dibër është proceduar penalisht 1 shtetas.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, nga data 14 tetor deri më datë 8 nëntor 2021 janë evidentuar 237 raste të vjedhjes së energjisë në banesa dhe në disa subjekte të ndryshme. Për këto raste janë arrestuar në flagrancë 58 shtetas, janë proceduar penalisht 130 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 34 shtetas të tjerë. Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 punonjës të OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre”.

Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontrolle të pandërprera në territor, jo vetëm për të evidentuar rastet e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike, por edhe për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo paligjshmëri në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të sigurt, reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMON BASHËN/ Vokshi: S’na la të diskutonim! Qëndrimet e tij kundër Berishës janë...
Previous article AKUZAT PËR FSHEHJE PASURIE/ Shtyhet vendimi për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua”- Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj Aktualitet

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua”- Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt Aktualitet

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt

"5 MILIONË EURO OSE LARGOHU..."/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Vasil Bedinaj, çfarë deklaroi në Polici Aktualitet

"5 MILIONË EURO OSE LARGOHU..."/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Vasil Bedinaj, çfarë deklaroi në Polici

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT