Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimet për bandën e grabitësve të blindave me miliona euro. Tetë personat akuzohen për tre episode, grabitjen e një banke të nivelit të dytë te stacioni i Trenit dhe dy të tjerat në rrugën e Rinasit në vitin 2015. Provat që u grumbulluan gjatë një hetimi të plotë, objektiv dhe të gjithanshëm me deklarimet e mbi 100 personave, administrimin e pamjeve filmike të banesës së Admir Muratajt – që është i pandehuri kryesor dhe organizator i të tre episodeve kriminale, administrimin e një sërë aktesh ekspertimesh teknike e kompiuterikë, këqyrje të vendeve të ngjarjes etj, prova të cilat u cilësuan të ligjshme nga ana e Gjykatës dhe mbi bazën e të cilave u konkludua në fajësinë e të gjithë të pandehurve. Për të pandehurin Admir Murataj, për shkak se ai është në gjykim në mungesë, është vendosur pezullimi i gjykimit dhe i takon një faze të mëvonshme gjykimi i tij sipas rregullave proceduriale të reja mbi gjykimin në mungesë (parashikuar nga Kodi i Procedurës Penale i ndryshuar në vitin 2017).
Vendimet e gjykatës
Dash Kupa 18 vite
Ernest Kupa 17.4
Neim Avdylaj 17.4
Ditjon Memlikaj 8.6
Admir Çerpja 5.8
Fatjon Xhyliu 14
Dritan Sinani 13.4
Aleksandër Murataj 12.8
Episodet e grabitjeve
1. Më datë 12.02.2015 kur ishte vjedhur dega e Bankes … ku sasia e parave të vjedhura ishte në masën 900 000 Franga Zvicerane, 800 000 Paund Britanik dhe 16.100 Euro, e paketuar në katër qese, vjedhje e ndodhur në zonën e Stacionit të Trenit Tiranë nga persona të armatosur;
2. më datë 03.12.2015 kur ishte vjedhja Banka …. sasia e parave prej 1 800 000 Paund Britanik, 800 000 Dollarë Amerikanë, 200 000 Dollarë Kanadezë dhe 200 000 Dollarë Australianë, vjedhje e ndodhur në kohën kur paratë transportoheshin me mjete të blinduara në drejtim të Rinasit, poshtë Qafë Kasharit, Tiranë nga persona të armatosur.
3. më datë 09.02.2017 kur ishte vjedhur Banka … ku sasia e parave të vjedhura ishte në masën 2 400 000 (dy milion e katërqind mijë) Euro, 200 000 Dollarë Amerikanë, 260 000 Paund Britanik, 85 000 Franga Zviceranë, 30 000 Dollarë Australianë dhe 30 000 Dollarë Kanadezë, e paketuar në tetë thasë, vjedhje e ndodhur kur paratë po transportoheshin gjatë rrugës për në Rinas në vendin pranë fshatit Domje, Tiranë nga persona të armatosur.


