Një aksident në Itali bëri që të binin në pranga 4 shqiptarë në një pikë kontrolli në Panzano, në qytetin e Greve (Firence).
Mediat italiane raportojnë se shqiptarët po tentonin t’i arratiseshin policisë së shtetit fqinj me një makinë të vjedhur.
Ata po ecnin në korsinë e kundërt të rrugës në mënyrë që makinat që vinin përballë të ndalonin patrullën e policisë që po i ndiqte, por makina u përplas me bordurën dhe u përmbys.
Në këtë mënyrë, autoritetet italiane arritën të arrestonin 4 shqiptarët, njëri prej të cilëve kishte pësuar thyerje të brinjëve.
Pas mjekimit, shqiptarët u dërguan në burg.


