Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar ditën e sotme laboratorin modern të testimeve.
Manastirliu është shprehur se me këtë laborator do të rriten testimet për Covid, që do të ndihmojnë në gjurmimin dhe izolimin e rasteve të prekur nga Covid-19.
“Është një laborator me të gjithë parametrat. Një staf ekspertësh që janë duke punuar dhe bashkë me laboratorin tjetër do të ndihmojnë që të shtohet numri i testimeve. Ne jemi në proceduar për të marrë edhe testet e shpejta që do të jetë një tjetër hap drejtë rritjes së testeve. E gjithë kjo luftë për të gjurmuar dhe izoluar rastet me Covid,” tha Manstirliu.
“Ministrja Manastirliu në laboratorin modern të testimeve, investim i qeverisë shqiptare për rritjen e kapaciteteve aktuale, për të siguruar një përgjigje më të mirë për përballimin e situatës së epidemisë covid19,” shkruan Rama teksa ka shpërndarë vidion ku Manastirliu është duke vizituar laboratorin.




