• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITON FABRIKËN E RE “SELITA”/ Rama: Uji për krahinën e Tiranës i rikthehet vendit me të gjithë dinjitetin që meriton
Home
Politikë

VIZITON FABRIKËN E RE “SELITA”/ Rama: Uji për krahinën e Tiranës i rikthehet vendit me të gjithë dinjitetin që meriton

24 June, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Gjatë ditës së sotme Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vizituar ambientet e stabilimentit të ri të ujit Selita. Burimi që ka furnizuar me dekada të tëra Kryeqytetin dhe Malësinë e Tiranës më në fund rikthehet me markën “Selita Water”.

Rama vlerësoi përmasat e investimit dhe rëndësinë që po i jepet një uji me veti të rralla si ai i Selitës. Përfaqësuesit e kompanisë u shprehen optimistë dhe dolën garant mbi cilësinë, pasi për sa i përket teknologjisë së aplikuar, projekti Selita është unik në të gjitha trevat shqip-folëse.

E enjte 24 Qershor – Me një panoramë mbresëlënëse, 1000 metra mbi nivelin e detit, në një nga shpatet malore mbrapa Malit të Dajtit ka nisur punën një nga stabilimentet më moderne në të gjithë rajonin. Bëhet fjalë për fabrikën e re të ujit Selita, projekt i Kastrati Group dhe i Blu Imperial. Një investim mbi 20 milionë dollarë, i cili sjell drejt e në tavolinat e konsumatorëve shqiptarë ujin e Malësisë së Tiranës, duke ia ruajtur freskinë dhe të gjitha vlerat e burimit Selita.

Ishte pikërisht ky konteksti që mirëpriti Kryeministrin Rama paraditen e kësaj të enjteje. I shoqëruar nga përfaqësuesit më të lartë të kompanisë, Rama pati mundësinë të vizitonte të gjitha ambientet e fabrikës dhe të njihej nga afër me të gjithë perkursin e ujit Selita. Një proces i gjithi i automatizuar dhe i avancuar teknologjikisht: nga filtrimi me filtra të krijuar enkas për ujin Selita e deri te mbushja dhe ambalazhimi i tij në shishe cilësore dhe rezistente (sërish të dizenjuara dhe të prodhuara enkas për ujin Selita). Rama u njoh edhe me disa nga 50 teknikët e fabrikës, të cilët treguan se stabilimenti është me kapacitet mbi 300 mijë shishe plastike dhe 100 mijë shishe qelqi në ditë.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri i vendit komplimentoi investitorët për përmasat e punës së kryer dhe e konsideroi stabilimentin Selita si një shembull të shkëlqyer cilësie, i cili duhet ndjekur nga të gjithë prodhuesit shqiptarë. Gjithashtu, Rama u shpreh i kënaqur për faktin se më në fund uji më i rëndësishëm për krahinën e Tiranës i rikthehet vendit me të gjithë dinjitetin që meriton, si një pasuri me vlera të patjetërsueshme.

Vendburimi i Selitës është certifikuar për ujin e tij të pijshëm që në fillim të viteve ‘50. Përtej konsumit të kahershëm nga popullata lokale e fshatrave Qafëmollë apo Shëngjergj, prej disa dekadash ky burim vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm edhe qytetin e Tiranës.  Uji Selita buron i ftohtë me temperaturë 6° Celsius dhe konsiderohet nga ekspertët i ekuilibruar dhe me pëmbajtje të lartë oksigjeni. Gjithashtu, Selita është i pasur me kalcium, magnez, silic, potas e shumë minerale të tjera.

Për të ruajtur (si kurrë më parë) vlerat natyrore të këtij uji, në fabrikën Selita është instaluar teknologjia e kompanisë prestigjoze KRONES AG. Bëhet fjalë për kompaninë lider në të gjithë globin sa i përket pajisjeve dhe sistemeve të dedikuara për mbushjen/ambalazhimin e pijeve. Gjatë vizitës së Kryeministrit, ishte i pranishëm edhe Alfred Ackbarow, Drejtori i Shitjeve për Europën Lindore i KRONES AG. Ackbarow e cilësoi bashkëpunimin me Blu Imperial dhe Kastrati Group si të shkëlqyer. Përfaqësuesi i kompanisë theksoi se deri më tani uji Selita është projekti i tyre më i madh e më i rëndësishëm në rajon. Ackbarow veçoi disa risi teknologjike të projektit Selita, si filtrat e avancuara, linjën e ripërdorimit të shisheve të qelqit (zgjidhje për ruajtjen e ambientit) dhe një sistem të dedikuar për uljen e konsumit të elektricitetit.

Gjatë gjithë vizitës së tij, Kryeminstri u shoqërua nga Drejtori i Përgjithshëm i Blu Imperial, Julian Beqiri. Ky i fundit nuk e fshehu entuziazmin se pas mbi tre vjetësh punë intensive, tashmë fabrika ishte 100% aktive. Beqiri rrëfeu se rikthimi i Selita ishte mëse i domosdoshëm jo vetëm për vlerat natyrore që mbart por edhe për të nderuar trashëgiminë kulturore dhe historike të një burimi të rrallë. Trashëgimia nderohet që në dizajnin e shishes Selita, e cila është frymëzuar nga këmishat tradicionale të vajzave të zonës, të cilat mbushnin ujin në atë burim përngahera. Një dizajn unik në treg, i cili deri më tani po vlerësohet shumë nga konsumatorët. Sipas Julian Beqirit, aktualisht ujin Selita mund ta gjejmë lehtësisht në të gjithë Shqipërinë, së shpejti edhe në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËNOI DOPIETË PAS 6 VITESH ME FANCËN/ Ylli Benzema: Golat për kombin, kam nevojë për kritika
Previous article KONTROLLI I PASURIVE/ ILDKPKI: Gjatë 2020 janë referuar 72 raste në polici dhe janë vendosur 33 gjoba për zyrtarë e lartë

Delo.autor

Postime të ngjashme

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ Ja amendamentet që u miratuan, kritika për... Politikë

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ Ja amendamentet që u miratuan, kritika për...

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln € Aktualitet

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln €

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Politikë

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT