• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITË NË STOKHOLM/ Gjenerali gjerman: Anëtarësimi i Finlandës, Suedisë në NATO do ta vështirësonte pozitën e Rusisë në Detin Baltik
Home
Botë

VIZITË NË STOKHOLM/ Gjenerali gjerman: Anëtarësimi i Finlandës, Suedisë në NATO do ta vështirësonte pozitën e Rusisë në Detin Baltik

4 June, 2022 s.autor Botë

Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do ta vendoste Rusinë në një pozicion të vështirë ushtarak në Detin Baltik, tha të shtunën gjenerali i lartë amerikan Mark Milley gjatë një vizite në Stokholm në prag të një stërvitjeje ushtarake.

Dy fqinjët nordikë, të cilët kanë vijë të gjatë kufitare në Detin Baltik, aplikuan muajin e kaluar për t’u bashkuar me aleancën ushtarake mes shqetësimeve të sigurisë pasi Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës në shkurt, megjithëse përballen me kundërshtimi e Turqisë.

Anëtarësimi i tyre do të nënkuptonte që vija bregdetare e qyteteve ruse të Kaliningradit dhe Shën Petersburgut në Detin Baltik, të rrethohet nga anëtarë të NATO-s.

“Nga perspektiva ruse, kjo do të ishte shumë problematike për ta, në aspektin ushtarak, dhe do të ishte shumë e dobishme për NATO-n,” tha kreu i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, Mark Milley.

“Baltiku është shumë i rëndësishëm nga aspekti strategjik, është një nga rrugët më të mëdha detare të botës,” shtoi gjenerali Milley.

Ai po fliste në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij suedez, kryeministren suedeze dhe ministrin suedez të mbrojtjes përpara stërvitjes vjetore të NATO-s në Detin Baltik ku marrin pjesë Suedia dhe Finlanda.

Presidenti rus Vladimir Putin tha muajin e kaluar se nuk kishte asnjë kërcënim për Rusinë nëse Suedia dhe Finlanda i bashkoheshin NATO-s, megjithëse ai paralajmëroi se Moska do të përgjigjej nëse aleanca e udhëhequr nga SHBA forcon infrastrukturën ushtarake të anëtarëve të rinj nordikë.

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson e përshkroi vizitën e gjeneralit Milley si një demonstrim konkret të garancive që Presidenti Joe Biden i dha asaj dhe Presidentit finlandez Sauli Niinisto kur ata ishin në Uashington në maj.

“Ky është një sinjal i fortë për botën. Dhe tregon gjithashtu se garancitë e sigurisë për të cilat Presidenti Biden foli shumë hapur në Shtëpinë e Bardhë, pasohen nga veprime konkrete,” tha ajo./ Marrë nga VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCIDENTI NË MANASTIR/ Reagon kryeministri bullgar: Dikush po provokon dhe ka qëllim destabilizimin
Previous article ANALIZA/ Ku po gabon ende Perëndimi në lidhje me Putinin

s.autor

Postime të ngjashme

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane Botë

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT