• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITË NË SERËN E FERMERIT NGA FIERI/ Rama: Në mandatin e tretë synojmë të kapin 1 miliardë euro nga prodhimet bujqësore
Home
Politikë

VIZITË NË SERËN E FERMERIT NGA FIERI/ Rama: Në mandatin e tretë synojmë të kapin 1 miliardë euro nga prodhimet bujqësore

17 March, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama, vizitoi këtë të mërkurë serat e një fermeri në Fier, të quajtur Alket, i cili ka përfituar nga mbështetje e Skemës Kombëtare e qeverisë shqiptare, përmes AZHBR. Alketi tregoi se flasë kësaj skeme ka ndërtuar një serë me teknologjinë më të fundit dhe shtoi se ka nevojë për forcë punëtore për të nxjerrë sasinë e produktit që i kërkohet nga tregjet e huaja.

Nga krahu tjetër, kryeministri Rama tha se synimi i tyre është që nga 400 mln euro që është eksporti aktualisht, brenda mandatit të tretë të shkojë në shifrën e 1 mld eurove.

“Aktualisht ne kemi shkruar 400 mln euro eksport dhe objektivi ynë është të kalojmë 1 miliardshin dhe është shumë realist sepse bujqësia ka hyrë në një cikël tjetër dhe të gjithë farat që u mbollën në fillim të mandatit të parë kanë krijuar një rrjet që vetëm zhvillohet, rrjet prodhimi, përpunimi, eksporti, dhe objektimi për të kaluar 1 mld është shumë realisht”, tha Rama.

Fermeri: Jemi në fazën e mbjelljes së sezonit të ri. Jemi në marrëveshje me disa prodhues italianë, ky produkt do të shkojë në Itali dhe në periudhën e dimrit do të kultivojmë për tregun vendas. Serrat janë mbështetur nga fondi kombëtar. Gjithçka është kompjuterike, mund ta kontrollosh edhe nga largësia.

Edi Rama: Sa prodhime dalin?

Fermeri: Ne kemi dy sezone në vit, një serrë shkon 120 ton produkt, varet dhe nga roli i produktit, p.sh tek speci është më i ulët, ndërsa tek kastraveci dhe domatja është më i lartë.

Edi Rama: Pas këtyre cila është objektivi, të bësh sera të tjera?

Fermeri: Ky është objektivi ynë, ne kemi marrë një ndihmë të madhe nga AZHBR-ja. Ne do të kemi nevojë për 13 punëtorë në mënyrë konstante.
Ne kemi shkuar në 400 mln euro eksport. Objektivi është të kalojmë 1 miliardshin. Është objektiv i arritshëm sepse bujqësia ka kaluar në një fazë tjetër.
Kjo është një punë që nuk ka konkurrencë, kam dëshirë që e gjithë zona të jetë serrë. Sa më shumë të ketë, aq më shumë persona vijnë.

Edi Rama: Këtu është një treg për punëtorë të huaj që vijnë nga vende të tjera, vende me probleme papunësie zhvillimi, e janë të gatshëm që të punojnë këtu.
Furnitorët që vijnë nga jashtë, na kanë thënë që kjo punë duhet të vazhdojë, na kanë inkurajuar shumë. Italianët na kanë thënë që e gjithë Shqipëria të mbulohet në serrë, nuk mbulon dot as Poloninë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MERRNI PJESË..."/ Pas publikimit të mesazheve me "të dashurin" nga burgu, reagon Ledjana (FOTO)
Previous article VAKSINIMI/ Vendet e BE bëhen “pishman”, gati rikthimi tek AstraZeneca

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT