Kreshnik Spahiu, ish-aleati i Lulzim Bashës deklaroi se kreut të PD-së i është pezulluar përkohësisht hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Spahiu deklaroi në Open se ky fakt është 100% i vërtetë. Vasili, drejtuesja e emisionit u mundua ta mjegullojë këtë bombë të Spahiut, por kreu i Aleancës Kuqezi vijoi duke i mëshuar argumentit të vet.
Në fakt deklarata e Spahiut ka një linjë logjike, pasi reporterët që mbulojnë opozitën shkruan dhe hodhën në eter një lajm para disa muajsh se Lulzim Basha ishte ftuar në Departamentin e Shtetit të SHBA. Por kjo vizitë nuk ndodhi kurrë…