• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA NË TIRANË/ Reagon Albin Kurti: Dy republikat tona nuk e shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë
Home
Rajon

VIZITA NË TIRANË/ Reagon Albin Kurti: Dy republikat tona nuk e shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë

11 February, 2020 F.autor Breaking News, Politikë, Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përmbledhur me një galeri fotosh vizitën e tij të parë në Tiranën zyrtare, si kryetar i qeverisë. Pritja në Pallatin e Brigadave dhe takimi me kryeministrin Edi Rama çeli axhendën zyrtare, e cila u pasua nga vizita në presidencë, në kryesinë e Kuvendit dhe në selinë blu. Takimet, të cilat zgjatën më shumë nga sa Kurti e ksihte menduar, veçanërisht konferenca e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, bënë që ai të anulojë takimin me kryebashkiakun Erion Veliaj, për shkak të axhendës së ngjedhur që e priste në Kosovë.

Takimit kokë më kokë me kryeministrin Rama dhe më tej edhe me delegacionet, nuk i munguan detajet. Nga pala shqiptare ishte menduar me imtësi, deri tek lulet në mes të tryezës me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Ndërkohë gjatë takimit me kryedemokratin Lulzim Basha ky i fundit i ka dhuruar shqiponjën dykrenare

Kryeministri i Kosovës ka ndarë përshtypjet e tij nga axhenda e ngjeshur në Shqipëri përmes një postimi në Facebook, ku shpreh bindjen se mes dy shteteve shqiptarë do të lindë një bashkëpunim i ri, më intensiv në fusha jetike për të ndihmuar bashkëjetesën mes dy vendeve. “Bashkëpunimi ekonomik e arsimor janë fusha ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën nuk toleron asnjë vonesë e pengesë. Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri”, thotë Kurti. Sipas tij, “dy republikat tona nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë”.

Në fund të marsit pritet që dy qeveritë të mblidhen në Shkodër për të konkretizuar këto pika, por edhe për të analizuar ecurinë e 77 marrëveshjeve të firmosura në mbledhjet e mëparshme të përbashkëta, kur nq krye të qeverisë së Kosovës kanë qenë Hashim Thaçi dhe më tej Ramush Haradinaj.

Takime të përzemërta e vëllazërore i cilësoi Kurti takimet me Metën. kryeparlamentarin Ruçi e liderin e opozitës joparlamentare, Lulzim Basha, të cilëve ai thotë se i shprehu “nevojën për ndihmë e mbështetje”. Në një koment për paraardhësit, duke mos dashur të mohojë arritjet e së shkuarës, Albin Kurti tha se “jemi larg asaj çka dëshiron populli unë.  “Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë”, përfundon Kurti postimin në rrjetet sociale.

Postimi

Ishte vizita e parë si kryeministër jashtë Republikës së Kosovës, por nuk ishte politikë e jashtme. Ishte ceremoniale, por nuk ishte thjesht simbolike. Dy republikat tona nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë.

E falënderoj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për pritjen shtetërore e për diskutimin konstruktiv që patëm. Prej takimeve institucionale e marrëveshjeve mes Kosovës e Shqipërisë, jam i sigurt se shumë shpejt do të burojë një intensitet i ri bashkëpunimi ekonomik e arsimor, prandaj sot më shoqëruan në takim ministri i Financave, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami. Këto janë fusha ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën nuk toleron asnjë vonesë e pengesë.

U dakorduam të krijojmë komisionin ndërshtetëror i cili i analizon ecurinë e 77 marrëveshjeve mes të dy vendeve tona dhe në fund të marsit, në Shkodër, kur të takohen dy Qeveritë tona të trajtojmë ecurinë e punës së deritashme e të përcaktojmë punën e re që duhet të bëjmë.

Takime të përzemërta e vëllazërore patëm edhe me presidentin, Ilir Metën, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, të cilët më përcollën urime për detyrën e re, e unë u shpreha nevojën për ndihmë e mbështetje. Shqipëria është e gatshme të kontribuojë për Kosovën, e Kosova është plot entuziazëm për një bashkëpunim të tillë. Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri.

Dekada e tretë e shekullit XXI duhet të sjellë një fillim të fuqishëm, si asnjëherë më parë, të bashkëpunimit e bashkërendimit Kosovë-Shqipëri. Nuk mohoj arritjet e së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë, larg asaj që është brenda mundësive tona reale. Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA E GRENELL/ Haradinaj: SHBA-ja t’i bëjë presion Serbisë për të njohur Kosovën
Previous article NJË TJETËR SHTET LEGALIZON MARTESAT GAY/ Realizohet dasma e parë

F.autor

Postime të ngjashme

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ Ja amendamentet që u miratuan, kritika për... Politikë

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ Ja amendamentet që u miratuan, kritika për...

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln € Aktualitet

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln €

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Politikë

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT