Si sot, 30 vite më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, James Baker vizitoi Shqipërinë.
Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, ka përkujtuar këtë ditë duke cituar disa rreshta të fjalimit të Baker.
Nga ana tjetër Sali Berisha pak ore me vonë, ka zgjedhur që viziten e sekretarit ta lidhë me faktin se ishte ftesa e bere prej tij ajo që e solli në Shqipëri.
“Ne nje mbeshtetje te hapur per forcat antikomuniste Sekretari Baker do deklaronte ne parlament se erdhi ne Shqiperi me ftese te Sali Berishes, kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise! sb” shkruan Berisha.
Ndërkohe që ne postimin e ambasadës amerikane, ish kryeministri Berisha nuk shihet në asnje prej fotove si dhe nuk permendet nën rreshta.
Kujtojmë se Sali Berisha dhe familja e tij, u shpallen”non grata” dhe iu ndalua hyrja në SHBA vetëm pak javë më parë.
AlpeNews.al





