• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vizita në SHBA/ Trump pret sot gjeneralin e Pheniani, merr një letër nga Kim Jong-un
Home
Nderkombetare

Vizita në SHBA/ Trump pret sot gjeneralin e Pheniani, merr një letër nga Kim Jong-un

1 June, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë një delegacion koreano-verior. Në këtë vizitë të rrallë, kreu i përfaqësisë nga Peniani do t’i dorëzojë Trump një letër nga udhëheqësi koreano-verior Kim Jong-un, që shton shpresat se samiti mes dy liderëve do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar.

Në një vizitë të rrallë në Shtëpinë e Bardhë, krahu i djathtë i udhëheqësit koreano-verior do t’i dorëzojë presidentit amerikan një letër nga vetë Kim Jong-un.

Gjenerali Kim Yong-chol do të jetë në krye të delegacionit që do të takohet me Donald Trump këtë të premte, me shpresën për të kthyer në rrugën e duhur samitin e shumëpritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

Është ende e paqartë nëse Trump do ta presë delegacionin në Zyrën Ovale, pasi detajet e këtij takimi janë ende në përpunim.

Megjithatë, vizita si dhe letra nga Kim Jong-un shihen si sinjale pozitive për realizimin e samitit mes dy udhëheqësve.

Trump ka shprehur dëshirën për t’u takuar me udhëheqësin koreano-verior në Singapor në 12 qershor, për t’i kërkuar atij të heqë dorë nga armët bërthamore, shruan ora news

Megjithatë, në një intervistë për agjensinë e lajmeve Reuters, presidenti amerikan pranoi se diçka e tillë mund të kërkojë më shumë raunde negociatash të drejtpërdrejta.

Kujtojmë se përpara kësaj vizite në Shtëpinë e Bardhë, gjenerali Kim Yong-chol u takua edhe me sekretarin e shtetit Mike Pompeo.

Ky i fundit deklaroi se parapërgatitjet për samitin po ecin në drejtimin e duhur, por pranoi se ka ende shumë punë për të bërë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KISHTE BERE PAZARIN ME 1000 EURO/ Trafikanti shqiptar bie në grackën e policit grek, do t'i shiste drogë....
Previous article E papritur te Hamburgu/ Do t’i japë një shans të dytë Mërgim Mavrajt

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT