• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA NË KOSOVË/ Presidenti slloven në Prishtinë: Është koha të lihet pas e kaluara e rajonit
Home
Rajon

VIZITA NË KOSOVË/ Presidenti slloven në Prishtinë: Është koha të lihet pas e kaluara e rajonit

12 February, 2018 g.autor Rajon

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor tha sot se është koha e duhur që udhëheqësit e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor të kenë marrëdhënie miqësore dhe mirëbesimi, pavarësisht dallimeve, në mënyrë që përgjatë viteve të ardhshme të zgjidhen cështjet e hapura ndërmjet tyre.

Ai i bëri këto komente në Prishtinë, ku po qëndron në një vizitë në prag të kremtimit të dhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Zoti Pahor tha se është koha që të lihet prapa e kaluara e këtij rajoni dhe të punohet në arritje të marrëveshjeve ndërmjet vendeve.

“Dëshira jonë është që të mbështesim takimet dypalëshe e shumëpalëshe që të kërkojmë zgjidhje për problemet të cilat na i shkaktojnë e kaluara e ish Jugosllavisë dhe historia e kaluar. Mendoj se kjo parimisht është shumë e rëndësishme dhe tani kemi një atmosferë për të cilën kemi folur edhe me presidentin Thaçi, që tani është momenti dhe për rajonin është shumë e rëndësishme që vendet të arrijnë marrëveshje dhe që të jenë të afta të të repektojë marrvëveshjet”, – tha ai duke nënvizuar se kjo do t’i hapte rrugë edhe Komisionit Evropian të merret më shumë me rrugën evropiane të vendeve të rajonit.

“Unë mendoj se parimisht strategjia e Bashkimit Evropian lidhur me zgjerimin për vendet e Ballkanit Perëndimor është e mirë. Presidenti Thaçi mendon se parimisht ajo është e dobët por ne të dy e kemi një mendim të njëjtë se në të ka aq paqartësi dhe të pathëna të rëndësishme dhe nevojiten korrigjime të thella dhe për atë do të punojmë të gjithë në fund të muajit prill”, – tha ai ndërsa bëri thirrje që Kosova të përmbushë detyrimet ndërkombëtare siç janë marrëveshja për kufirin me Malin e Zi dhe marrëveshjet e arritura në bisedime me Serbinë posaçërisht saj për ngritjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai tha se zbatimi i marrëveshjeve dhe vazhdimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do të ndihmonte Kosovën në rrugën e saj evropiane.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se strategjia e Bashkimit Evropian vlen të korrigjohet dhe plotësohet dhe sipas tij nuk është fshehtësi që Kosova ka pritur më tepër qartësi. Ai tha se megjithatë duhet të përfundohen punët nga Kosova.

“Punët tona nuk i kryen askush, asnjë vend i Bashkimit Evropian nuk vjen për të votuar në parlament, duhet të votojmë ne që të ndodh liberalizimi i vizave prandaj duhet të mendojmë dhe punojmë seriozisht në prodhimin e argumenteve pozitive. Tjetër, ne shpresojmë që ky vit do të jetë vit i arritjes së marrëveshjes historike në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizim dhe pajtim, edhe kjo do të jetë një argument i jashtëzakonshëm dhe bindës që ato pesë vende të BE-së ta njohin Kosovën dhe veto që është vënë në Këshillin e Sigurimit që të mos ketë askush argumente të paqëndrueshme sepse nëse arrihet marrëveshje Kosovë-Serbi askush nuk mund të jetë më Serbi për rolin e Serbisë”, tha ai.

Presidenti Thaçi kritikoi edhe debatet e fundit për një marrëveshje për shkëmbim apo ndarje të Kosovës.

“Janë shqetësuese debatet në këtë prag të dhjetë vjetorit të pavarësisë për gjëra të kota, të tejkaluara dhe për mua të vdekura sepse ka pasur më herët ide për ndarje dhe për shkëmbime madje edhe prej udhëqësve të Kosovës të deklaruara publikisht po flas për shkëmbim, unë gjithmonë kam qenë i qartë, respektimi i integritetit territorial është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës. Ide të tilla nuk i sjellin të mira as vendit, e as paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon. Idetë e tilla nuk janë të institucioneve të Kosovës”, tha ai.

Kosova shpalli pavarësine dhjetë vjet më parë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj ndërsa është përfshirë në një proces bisedimesh me Kosovën që i kanë mundësaur asaj negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kosova deri më tani ka përfituar marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian, por mbetet e fundit në proceset integruese në rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULIMI I FRIKSHEM/ Shqipëria, eksportuesi më i madh i të MITURVE azilkërkues në Europë (SHIFRAT ALARMANTE)
Previous article OPERACIONI I DROGËS NË GREQI/ Sekuestrohen 62 kg kanabis. Në pranga një shqiptar dhe një greke

g.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT