• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA MISTERIOZE NË HAGË PAS MARRJES SË THAÇIT NË PYETJE/ Raportuesja për Kosovën në PE: Nuk ndërhyra tek Specialja
Home
Rajon

VIZITA MISTERIOZE NË HAGË PAS MARRJES SË THAÇIT NË PYETJE/ Raportuesja për Kosovën në PE: Nuk ndërhyra tek Specialja

21 July, 2020 Delo.autor Rajon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka zhvilluar një vizitë në Hagë një ditë pas përfundimit të presidentit Thaçi dhe takoi disa udhëheqës të Gjykatës Speciale.

Vizita eurodeputetes gjermane, zgjoi kritika të ashpra në Kosovë, për ndërhyrje në drejtësi, por ajo e mohon këtë gjë. Në një reagim për mediat në Kosovë, Cramon shprehet se nuk ka ndërhyrë tek Specialja.

“Unë kurrë s’kam ndërhyrë dhe kurrë nuk do ta bëja një gjë të tillë. Askush nga ne në Parlamentin e Europës nuk do të involvohej në ndonjë vendim të gjyqësorit.

Kur bisedoni me prokurorin special Jack Smith, pastaj me ata të regjistrit si dhe me kryetarin e gjykatës ju do ta shihni se ata janë krejt të pavarur.

Ata nuk do të lejojnë të bëni madje asnjë pyetje specifike për cilindo rast që e kanë në shqyrtim”, tha ajo për Klan Kosovën.

Raportuesja në Parlamentin Evopian mohon se kishte ftesë për vizitë por vetëm kërkesë që e kishte bërë qysh në fillim të vitit e që e realizoi të premten e 17 korrikut.

“Specialja është strukturë e rëndësishme për sundim të ligjit e Kosovës. Është obligimi im që të njoftohem me punën e këtij institucioni në Hagë. Kjo ishte arsyeja kyçe e vizitës sime.

Natyrisht isha e interesuar të dija se si është strukturimi dhe pse kanë marrë aq shumë kohë”, shpjegoi ajo.

Cameron është shprehur se Specialja është institucion i rëndësishëm për të sjellë drejtësi në Kosovë, për krimet e supozuara të luftës.

Deri më tani prokurorët kanë intervistuar qindra ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë javës së kaluar në Hagë është intervistuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRANGOSET 57-VJEÇARI NË VLORË/ Tentoi të fuste një fishek arme gjahu në burg për familjarin e tij (SI E KISHTE FSHEHUR)
Previous article COVID-19/ OBSH paralajmëron për shpërthim të madh të koronavirusit në këtë kontinent

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT